• |
ide | kryesore

Zyrtarizohen rregulloret e reja për pagesat ndërbankare, hiqen tarifat për transfertat elektronike deri në 20 mijë lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Botohen në fletoren zyrtare vendimet për dy rregulloret e miratuara nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës të Shqipërisë “Për funksionimin e sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël – AECH” dhe “Për funksionimin e sistemit të pagesave ndërbankare me vlerë të madhe – AIPS”. Në vendime përcaktohet se rregulloret e reja nisin zbatimin 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Rregulloret miratojnë heqjen e tarifave për bankat për urdhër transfertat e klientëve në lekë të iniciuara në rrugë elektronike e që transmetohen në sistemet e pagesave AIPS dhe AECH me vlerë deri në 20.000 lekë. Për këto lloj urdhërpagesash nuk duhet të aplikohen komisione bankare, dhe për vlera mbi 20.000 lekë, komisionet bankare nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë jo elektronike.

Rregulloret e miratuara gjithashtu janë version i përmirësuar i rregulloreve ekzistuese për funksionimin e sistemit të shlyerjes së pagesave ndërbankare me vlerë të madhe dhe sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël, si rezultat i çështjeve të hasura në eksperiencën e Bankës së Shqipërisë gjatë operimit të këtyre sistemeve, plotësimeve më të fundit në kuadrin ligjor dhe rregullator të lidhur me aktivitete në fushën e pagesave, përputhshmërisë me parimet mbikëqyrëse, strategjisë kombëtare për pagesat me vlerë të vogël, si dhe nevojave për përshtatje e zhvillime të reja të pritura në tregun e pagesave.

RREGULLORJA PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË KLERIMIT TË PAGESAVE ME VLERË TË VOGËL – AECH

Objekti i kësaj rregulloreje është  përcaktimi i rregullave  dhe  i  procedurave  të  organizimit  dhe funksionimit  të  sistemit të  klerimit të pagesave me vlerë të vogël (AECH).Rregullorjapërcakton kushtet për pjesëmarrjen  në  AECH,  të  drejtat,  detyrimet  dhe përgjegjësitë e pjesëmarrësve, procedurat e përpunimit  dhe  të  klerimit  të  instruksioneve  të pagesave,  përqasjen  ndaj  administrimit  të  rrezikut, procedurat që duhet të ndiqen në rastin e ngjarjeve të paparashikuara, si dhe të gjitha kushtet e tjera në lidhje me funksionimin e sistemit

Organizimi dhe rregullimi i sistemit AECH

Banka e Shqipërisë, në rolin e organizuesit dhe rregulluesit të sistemit AECH, kryendetyrat e mëposhtme: a) harton aktet nënligjore të nevojshme për mirëfunksionimin dhe sigurinë e sistemit tëpagesave; b) pranon pjesëmarrës të rinj në sistemin AECH ose ndryshon informacionin e mbajturqë ka të bëjë me një pjesëmarrës ekzistues në këtë sistem; c) çel dhe mban llogaritë teknike;d) nënshkruan marrëveshjen tip të pjesëmarrjes me pjesëmarrësit e sistemit AECH; e) vendos për kufizimin e përkohshëm dhe/ose përjashtimin e një pjesëmarrësi nësistem; f) siguron zhvillimin e sistemit AECH, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e pagesave

Administrimi dhe operimi i sistemit AECH

Banka e Shqipërisë, në rolin e administratorit dhe operatorit të sistemit AECH, kryendetyrat e mëposhtme:

a) mban sistemin në gjendje pune, duke u lejuar pjesëmarrësve akses në sistem, nëpërputhje me oraret e punës së sistemit, si dhe me dispozitat e kësaj rregulloreje;

b) përcakton plane emergjence, të cilat sigurojnë përmbushjen në kohë të proceseveditore të sistemit, në rrethana të paparashikuara;

c) administron sistemin dhe u mundëson pjesëmarrësve akses të barabartë, duke ubazuar në mekanizma të sigurt për mbrojtjen e aksesit në sistem, për autentifikimin edërguesit të instruksionit të pagesës, për mbrojtjen e besueshmërisë dhe të konfidencialitetittë informacionit;

d) përcakton procedurat ditore të operimit dhe mirëmbajtjes teknike të sistemit;

e) përcakton oraret e punës së sistemit AECH, sipas shtojcës A bashkëlidhur, dhe, nërast ndryshimesh të këtyre orareve në situata të paparashikuara emergjence, ose pasivlerëson kërkesën individuale nga një pjesëmarrës siç përcaktuar në këtë rregullore, njoftonmenjëherë pjesëmarrësit;

f) përcakton përfshirjen e pjesëmarrësve në sistem dhe kryen procedurat e anëtarësimittë një pjesëmarrësi të ri në sistem, sipas kalendarit të anëtarësimit të hartuar dhe njoftuarnga Banka e Shqipërisë;g) administron sigurinë e sistemit AECH;

h) administron shërbimin SWIFTNetFileAct dhe AECH CUG;

i) monitoron sistemin AECH;

j) administron ngjarjet e paparashikuara në infrastrukturën pranë Bankës së Shqipërisë,lidhur me mirëfunksionimin e sistemit AECH.

Tarifimi dhe faturimi

  1. Banka e Shqipërisë përcakton, nëpërmjet modulit të faturimit të sistemit AECH,tarifat për përdorimin e këtij sistemi, që lejojnë llogaritjen e kostove në bazë të:a) llojit të instruksionit të pagesës;b) numrit total të pagesave gjatë periudhës së faturimit;c) kohës së hyrjes në sistem të instruksioneve të pagesave;d) mbifaturimeve për aktivitet të padëshirueshëm.
  2. Banka e Shqipërisë, në përputhje me shtojcën J bashkëlidhur kësaj rregulloreje:a) llogarit tarifat e pagueshme për çdo pjesëmarrës në sistemin AECH;b) faturon pjesëmarrësit për detyrimet e tyre në sistemin AECH në bazë mujore;c) i dërgon pjesëmarrësit faturën;d) debiton automatikisht llogarinë e pjesëmarrësit shlyerës në AIPS për pjesëmarrësin eAECH për shumën e detyrimit mujor, ditën e parë të punës së muajit pasardhës.
  3. Çdo pjesëmarrës duhet të sigurojë fonde të mjaftueshme në llogarinë e tij të shlyerjesnë AIPS ose, në rastin e pjesëmarrësve që shlyejnë nëpërmjet një pjesëmarrësi shlyerës, nëllogarinë përkatëse të pjesëmarrësit shlyerës në AIPS, me qëllim shlyerjen e detyrimeve ndajBankës së Shqipërisë për tarifat e sistemit AECH.
  4. Mosshlyerja e detyrimit për tarifat e AECH në sistemin AIPS konsiderohet shkelje edispozitave të kësaj rregulloreje.

Komisionet

  1. Çmimi i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësit për klientët e tyre, për të gjithaurdhërpagesat në nisje nëpërmjet AECH, nuk duhet të jetë më i lartë se 500 (pesëqind) lekë.
  2. Komisionet e aplikuara nga pjesëmarrësit ndaj klientëve të tyre për investigimin einstruksioneve të pasakta të urdhërpagesave të transmetuara nëpërmjet AECH, duhet tëjenë transparente, të arsyeshme dhe të bazuara në kosto.
  3. Për pagesat e urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjetsistemit AECH, në asnjë rast nuk duhet të aplikohen komisione për fondet në mbërritje.
  4. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohennëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më tëvogël ose të barabartë me 20 000 (njëzet mijë) lekë, nuk duhet të aplikohen komisione.
  5. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohennëpërmjet sistemit AECH, por që janë të iniciuara në formë elektronike, me vlerë më tëmadhe se 20 000 (njëzet mijë) lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të mëdha se 50% ekomisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike

Kategoritë e pjesëmarrësve në sistemin AECH

  1. Pjesëmarrësit në sistemin AECH kategorizohen në:
  2. a) pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, të cilët shlyejnë nëpërmjet llogarisë së tyre të shlyerjes nësistemin AIPS. Në këtë kategori përfshihen nënkategoritë:i. Banka e Shqipërisë,ii. bankat;
  3. b) pjesëmarrës të tërthortë, të cilët shlyejnë nëpërmjet llogarisë së një pjesëmarrësishlyerës në sistemin AIPS ose nëpërmjet llogarive të administruara nga agjenti shlyerës. Nëkëtë kategori përfshihen nënkategoritë: 1. pjesëmarrës të cilët shlyejnë nëpërmjet llogarive të administruara nga agjenti shlyerës: siMinistria e Financave dhe Ekonomisë, dhe/ose pjesëmarrës të tjerë të cilët e kanë këtë tëdrejtë nga ligjet e organizimit të tyre, 2. subjekte financiare jobanka të përfshira në aktivitetin e pagesave, transfertave dheemetimit të parasë elektronike, të cilët mund të mbajnë llogari klientësh dhe që shlyejnënëpërmjet llogarisë së një banke në sistemin AIPS.

RREGULLORJA PËR FUNKSIONIMIN E SISTEMIT TË PAGESAVE NDËRBANKARE ME VLERË TË MADHE – AIPS

AIPS është një sistem i shlyerjes bruto në kohë reale, i cili mundëson shkëmbimin eurdhërtransfertave tëcash-it ndërmjet pjesëmarrësve, shlyerjen e vazhdueshme, përfundimtare dhetë parevokueshme të fondeve të transferuara transaksion mbas transaksioni, shlyerjenpërfundimtare dhe të parevokueshme të pozicioneve neto të llogaritura nga sistemet e shlyerjesneto, si dhe transferimin e fondeve të lidhura me veprime me instrumente financiare.

Pranimi për shlyerje

  1. Në sistemin AIPS pranohen për shlyerje urdhërpagesat:a) vetëm në monedhën kombëtare lek;b) vetëm midis pjesëmarrësve në sistem;c) në çdo shumë.
  2. Në sistemin AIPS pranohen për shlyerje tipat e mëposhtëm të veprimeve:a) transaksione të politikës monetare;b) kërkesa për shlyerje nga sisteme vartëse;c) urdhërpagesa ndërbankare dhe pagesa të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve;d) urdhërpagesa që lidhen me aktivitetin operacional të Bankës së Shqipërisë;e) urdhërpagesa nga/për pjesëmarrës, për të cilët Banka e Shqipërisë luan rolin e agjentitshlyes.

Lista e sanksioneve dhe filtrat

  1. Në sistemin AIPS implementohet lista e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve tëBashkuara.2. Lista përditësohet çdo ditë në sistemin AIPS, sipas listës së publikuar në formatin elektroniknga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.3. Transaksionet e filtruara si rezultat i përputhjes së të dhënave me ato të përcaktuara në listene sanksioneve, kalojnë automatikisht në status“pezull për çështje përputhshmërie me listën e sanksioneve.
  2. Në rast të filtrimit të një transaksioni dhe kalimit të tij në status “pezull për çështjepërputhshmërie me listën e sanksioneve”, pjesëmarrësi urdhërues duhet të marrë masat për sqarimin erastit dhe trajtimin e tij, në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore, përpara përfundimit tëafateve kohore ditore të aktivitetit operacional në sistem, sipas orareve të operimit të sistemitAIPS, në lidhje me procesimin e transaksioneve.
  3. Në rast se në përfundim të afateve kohore ditore të aktivitetit operacional në sistem, sipasorareve të operimit të sistemit AIPS, në lidhje me procesimin e transaksioneve, ka endetransaksione në statusin“pezull për çështje përputhshmërie me listën e sanksioneve”, për të cilatpjesëmarrësi urdhërues nuk ka marrë masat për qartësimin e statusit dhe nuk ka kryer anuliminose finalizimin e tyre në sistemin AIPS, Banka e Shqipërisë kryen anulimin e këtyretransaksioneve.
  4. Për çdo rast ku evidentohet një transaksion i filtruar në sistemin AIPS si rezultat i përputhjes së të dhënave me ato të përcaktuara në listën e sanksioneve, njoftohet pjesëmarrësiurdhërues, si dhe njësia përkatëse mbikëqyrëse në Bankën e Shqipërisë dhe/ose autoritetikompete.

Rakordimi, kontrolli dhe raportimi

  1. Të dhënat e sistemit AIPS janë drejtpërdrejt të aksesueshme në sistem nga pjesëmarrësit,për një periudhë prej të paktën 1 vit nga data e krijimit të këtyre të dhënave.
  2. Përtej kësaj periudhe, Banka e Shqipërisë mund të kryejë arkivimin e të dhënave, duke i bërëtë paaksesueshme, në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pjesëmarrësit.
  3. Për të dhëna të paaksesueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin AIPS ngapjesëmarrësi, Banka e Shqipërisë, në vijim të kërkesës zyrtare me shkrim të pjesëmarrësit, hartonbrenda 5 (pesë) ditëve pune, një raport informues për të dhënat e kërkuara nga pjesëmarrësi.
  4. Sistemi AIPS prodhon raporte përmbledhëse për rakordim, në fund të çdo dite pune.
  5. Sistemi AIPS ofron raporte operacionale gjatë gjithë ditës së punës, të cilat mund tëpërdoren për qëllime kontrolli nga Banka e Shqipërisë dhe pjesëmarrësit e tjerë.
  6. Banka e Shqipërisë prodhon raporte nga informacioni/të dhënat e regjistruara në systeminAIPS në çdo kohë dhe për këtë qëllim, ajo ka akses në të gjitha të dhënat për pjesëmarrësit.

Tarifimi dhe faturimi

  1. Banka e Shqipërisë përcakton nëpërmjet modulit të faturimit të sistemit AIPS, tarifat përpërdorimin e këtij sistemi, që lejojnë llogaritjen e kostove në bazë të:a) llojit të instruksionit;b) numrit total të pagesave gjatë periudhës së faturimit.
  2. Banka e Shqipërisë, në përputhje me shtojcën J bashkëlidhur kësaj rregulloreje:a) llogarit tarifat e pagueshme për çdo pjesëmarrës në sistemin AIPS;b) faturon pjesëmarrësit për detyrimet e tyre në sistemin AIPS në bazë mujore dhe në bazëvjetore;c) i dërgon pjesëmarrësit faturën;d) debiton llogarinë e shlyerjes së pjesëmarrësit për shumat e detyrimeve mujore, ditën e pare të punës së muajit pasardhës.
  3. Çdo pjesëmarrës i drejtpërdrejtë duhet të sigurojë fonde të mjaftueshme në llogarinë e tij tëshlyerjes, me qëllim shlyerjen e detyrimeve ndaj Bankës së Shqipërisë për tarifat e sistemit AIPSpër atë pjesëmarrës, si dhe për pjesëmarrësit operatorë me të cilët ka nënshkruar një mandate debitimi për pagesën e detyrimeve.
  4. Pjesëmarrësit duhet të shlyejnë brenda muajit janar tarifën për mirëmbajtjen vjetore tësistemit AIPS për vitin në vijim.
  5. Pjesëmarrësit e rinj, të cilët anëtarësohen në sistemin AIPS, duhet të shlyejnë, brenda muajittë parë të anëtarësimit, tarifën për mirëmbajtjen vjetore, në përpjesëtim me kohën e mbetur tëvitit ushtrimor.
  6. Pjesëmarrësit të cilët përjashtohen nga sistemi AIPS dhe u mbyllen llogaritë e tyre në këtësistem duhet të shlyejnë të plotë tarifën e mirëmbajtjes vjetore të sistemit AIPS për vitinkalendarik në të cilin mbyllen llogaritë e tyre, pavarësisht nga data në të cilën mbyllen këto llogari.
  7. Për pjesëmarrësit që nuk regjistrojnë në kohë urdhërtransfertën për tarifën për mirëmbajtjenvjetore të sistemit AIPS, Banka e Shqipërisë e regjistron atë manualisht në ditën e fundit të punëssë muajit janar, duke debituar llogarinë përkatëse të shlyerjes së pjesëmarrësit të drejtpërdrejtë,ose në rastin e operatorëve, llogarinë e pjesëmarrësit të përcaktuar në mandatin për pagesën edetyrimeve të operatorit sipas shtojcës I.
  8. Mosshlyerja e detyrimit të tarifave në sistemin AIPS konsiderohet shkelje e dispozitave tëkësaj rregullore.

Komisionet

  1. Çmimi i komisionevetë aplikuara ngapjesëmarrësit për klientët e tyre për të gjitha urdhërpagesat në nisje  në  AIPS,  nuk  duhet  të  jetë më i lartë se 1,500 (një mijë e pesëqind) lekë.
  2. Komisionet e aplikuara nga pjesëmarrësit ndajklientëve të tyre  për  investigimin  e  instruksioneve të   pasaktatë urdhërpagesavetë transmetuara nëpërmjet  AIPS,  duhet të jenë transparente, të arsyeshme dhe të bazuara në kosto.
  3. Për pagesat  e urdhëruara  nga klientë tëpjesëmarrësve dhe që  transferohen nëpërmjet sistemit AIPS, në asnjë rast, nuk duhet të aplikohen komisione për fondet në mbërritje.
  4. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientëtë pjesëmarrësve dhe  që  transferohen  nëpërmjet sistemit  AIPS,  por  që  janë  të  iniciuara  në  formë elektronike, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 20,000 (njëzet mijë)lekë,  nuk duhet të aplikohen komisione.
  5. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientëtë pjesëmarrësve dhe  që  transferohen  nëpërmjet sistemit  AIPS, por qëjanë  të  iniciuara  në  formë elektronike,  me vlerë më  të  madhe se 20,000 (njëzet mijë) lekë, komisionet nuk duhet të jenë më të  mëdha  se  50%  e komisioneve të aplikuara për pagesat e iniciuara në formë joelektronike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *