• |
ide | kryesore

Calhanoglu kundër arbitrit Orsato, për Piolin “vendosi penalltia e vajtjes”

-Instant, Sport



Milan është eleminuar nga kupa e Italisë me dy barazime përballë Juventus, por sic duket në të dy rastet kuqezinjtë kanë rezerva për arbitrimin. Orsato, arbitri i ndeshjes, në fakt ka qenë lojtari më i mirë sipas vlerësimeve të ekspertëve, por kjo nuk i ka ulur tonet Calhanoglu: “Jemi të nervozuar. Nëse arbitri shkon tek Var për penalltinë e Cristianos, duhet edhe të shohë në pamje kartonin e kuq të Rebic”.

Trishtimi ndihet në komentin e Hakan Calhanoglu, ndërsa për teknikun Pioli daljen e Milan nga Kupa e vendosi episodi i ndeshjes së parë: “Më vjen keq të them se në verdiktin e fushës peshoi shumë penalltia e vajtjes. Është mëkat i madh sepse për ne ishte një objektiv i rëndësishëm – vazhdon tekniku kuqezi – tani do të përpiqemi të kthehemi në Europë përmes kampionatit. Nuk besoj se në dy ndeshjet luajtëm me keq se ata, port ë pësonim gol në shtëpi na penalizoi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *