• |
ide | kryesore

Fundjava e zjarrit e Liga: kthehen në fushë Barça e Real

-Instant, F1, Sport



Dy pikë diferencë e 11 javë nga përfundiumi. Barcellona është përpara Real Madrid, që qendron në distancë parakalimi: Liga e vërtetë fillon pikërisht tani me sfidën në distancë mes gjigantëve të Spanjës, të cilat i pret një tour de force që do të nxjerrë fitues, gati e sigurtë, atë që do të ketë më shumë forcë në trup. Askush nuk duket se ka avantazh në aspektin e kualitetit e në sasi organike. Barcellona ka kaq shumë lojtarë të tepërt sa po mundohet ti fusë në shkëmbime merkato, ndërsa Zidane i ka vajtur në mendje të alternojë një skuadër A e një B sipas vështirësisë së ndeshjes.

Barça do të bëjë debutimin e saj post Covid këtë mbrëmje në orën 22 në Mallorca. Në tredhëmbëshin e sulmit, me Messi e Griezmann, do të jetë danezi Braithwaite me Suarez gati të futet me ndeshjen në zhvillim. Për numrin 10 më të rëndësishëm në botë ka një motivim më shumë: fitorja për të shtatën herë e Trofeut Pichichi, tani është në kuotën 19 gola, plus 5 ndaj Benzema.

Real do të zbresë në fushë nesër pasdite vonë kundër Eibar, duke njohur rezultatin e rivalëve të tyre. E reja qendron tek fusha ku do të luajnë Blancos: “Alfredo Di Stefano” në Veldebebas, duke qenë se Bernabeu është nën rikonstruksion. Zidane po mendon, për këtë sfidë, të luajë me Isco në mbështetje të Benzema e Hazard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *