• |
ide | kryesore

Furra elektrike rrezikon nga njohja për UNESCO picën “Margarita”

-Instant, F1, Stil



Njohja nga UNESCO e picës “Margarita” si trashëgimi e njerëzimit është në rrezik për shkak të përdorimit të furrës elektrike. Ky është alarmi i ngritur nga shoqata ”Pizzaiuoli” në Napoli, e kryesuar nga Sergio Miccu.

”Arti i picës napoletane është përdorimi i furrës së drurit për gatimin e picave. Tradita jonë nuk mund të përkulet ndaj zgjedhjeve ekonomike”, theksoi Miccu.

Sipas tij, me përdorimin e furrës elektrike, kjo njohje rrezikohet, pasi pica duhet të gatuhet në një furrë druri.

”Ne nuk do të heqim dorë ajo që e dallon artin tonë nga ai i ndonjë picajoli në vende të tjera. Furra elektrike sigurisht që mund të përdoret për gatimin e picave ku nuk është parashikuar mundësia e përdorimit të një furre druri, por që pica e gatuar në furrën elektrike mund të quhet pica e vërtetë napolitane është diçka që përmbys disiplinën dhe njohjen nga UNESCO. Shoqata jonë gjithmonë do të luftojë për mbrojtjen e picave napolitane sipas traditës, mësimdhënies si të bëhet pica më e shijshme për t’ua kaluar atë brezave’’, theksoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *