• |
ide | kryesore

“Lojtarët ishin 70 ditë në divan, Douglas e zëvendësova nga frika”, Sarri mbulohet me 30 minuta lojë

-Instant, Sport



Pas 0-0 kundër Milan që i dhuroi Juventus finale e Kupës së Italisë, Maurizio Sarri është i kënaqur përgjysëm nga përfaqësimi i bardhezinjve. “Kam mbetur i befasuar e i kënaqur nga 30′ minutat e para, kemi qarkulluar topin me shpejtësi të madhe e po e dominonim ndeshjen – shpjegoi tekniku -. Pastaj ramë si në ritëm ashtu edhe në intensitetin mental. Humbën kthjelltësinë e i besuam veprimeve individuale”.

“Ronaldo ishte i pafat tek penalltia, pastaj gabimi ndoshta i ndikoi mentalisht në përfaqësim. Nuk është mësuar të gabojë. I kërkova të luante në qendër dhe ai pranoi – vazhdoi Sarri -. Bëri shumë mirë në 30 minutat e para, pastaj vuajti si të tjerët. Bëri ndeshjen që mund të bënte në këtë moment. Futbollistët kanë qenë 70 ditë në divan e ti kthesh në eficencë fizike e mentale nuk është as e thjeshtë e as automatike”.

Në fund, Sarri ka bërë një vlerësim edhe për provën e Douglas Costa: “edhe kur e zëvendësova mu duk një nga më aktivët. Ishte një zëvendësim nga frika. Preferova të mos rrezikoja. Që kur është stërvitur me vazhdimësi, po rritet e përmirësohet në kondicion. Eshtë një lojtar që mund të bëjë diferencën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *