• |
ide | kryesore

Ori Nebiaj zbulon promon e emisonit të ri (VIDEO)

-Instant, F1, Paparazzi



Pak ditë më parë u bë me dije se Ori Nebijaj do të rikthehej në programin e saj të preferuar, “Pushime on Top”.

U tha se këtë sezon Orin do ta shohim jo vetëm si moderatore por edhe si autore të programit.

Ndërkohë pak më parë moderatorja publikoi videon promocionale të emisionit, e realizuar në Shqipëri sigurisht, ndërsa shprehet se ky do të jetë një edicion special.

“E dua adrenalinën në venat e mia”, shkruan ajo një pjesë të këngës së Imagine Dragons që është kolona zanore e videos.

Pranë moderators shfaqet edhe Flori Gjini, i cili ka prezantuar edhe më herët këtë program me Orin në krah.

Moderatori ka publikuar videon promocionale në profilin e tij ndërsa shkruan:

“Ne kerkim te bukurive te Shqiperise por edhe te shume mesazheve qe e zhvillojne ate! Ju pelqen??⚡ @pushime_on_top se shpejti!”

Me hapjen e sezonit veror, dyshja do të rikthehet me udhëtimet dhe aventurat nëpër trojet shqiptare për të zbuluar destinacionet turistike më të bukura dhe herë pas here duke intervistuar personazhe publike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *