• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund i prish festën Bayern në të 95’: Gjasula bie nga kategoria, Rashica humb penallti

-Instant, F1, Sport, Video



Borussia Dortmund arrin të shpërthejë murin e Dusseldorf falë një goditje me kokë të të zakonshmit Haaland; 1-0 e festa e Bayern Mynih shtyhet akoma. Eintracht Frankfurt përmbys 4-1 në transfertën e Hertha me një super André Silva (dy golësh), i cili fiton ‘derbin’ mes ish-milanistëve kundër Piatek: pas avantazhit të polakut, goditja me takë e portugezit përmbys situatën përpara se të shënojë të dytin. Freiburg rikuperon për një 2-2 me Wolfsburg.

BAYERN MUNCHEN-BORUSSIA MOENCHENGLADBACH 2-1
Diuta e festës mund të kthehej në një pasdite të errët. Por pastaj Bayern Mynih gjeti shkëlqimin e mposhti një kundërshtar të rrezikshëm si Borussia Moenchengladbach. Triumfi në Bundesligë nuk është siguruar ende, por mbetet +7 nga Dortmund. Goli i Haaland i bëri të qartë bavarezëve se nuk ishte dita e festës për titullin kampion, por Borussia Moenchengladbach që ishte kundërshtari i fundit që i kishte mundur (vajtja 2-1) e me të cilët Bayern ka humbur tre nga pesë sfidat e fundit, i tregoi se mund të shkonte edhe më keq. E megjithatë Bayern shënboi më Zirkzee në minutën e 26′, duke përfituar nga një gabim skandaloz i Sommer. Gladbach barazoi 11 minuta më pas: meritë e Herrmann e faji i Pavard, që në sparkatë devijoi në portën e tij. Në pjesën e dytë Bayern vuajti por mori fitoren në të 86′, me golin e Goretzka.



FORTUNA DUSSELDORF-BORUSSIA DORTMUND 0-1
Borussia Dortmund lodhet shumë në Dusseldorf, por pikërisht në kohën shtesë gjen golin e fitores firmosur nga Haaland, që i lejon verdhezinjve të mbajnë në distancë Leipzig i treti -4 e të mbajë gjallë ato pak shpresa për të fituar kampionatin ndaj Bayern, të cilëve iu prish festa titull. Në të 17’ Hakimi humbi një rast të shkëlqyer për avantazhin e miqve, që shpenzuan një tjetër mundësi në të 25’, kur një asist me të jashtmen i Sancho për Brandt, nuk u shfytëzua nga ky i fundit i vetëm përballë Kastenmeier. Edhe në fillimin e pjesës së dytë të besuarit e Favre e kishin të vështirë të merrnin kontrollin e lojës. Haaland mori vendin e Witsel 30 minuta nga fundi e ishte pikërisht norvegjezi që zgjidhi ndeshjen, edhe pse Borussia rrezikoi shumë në shtyllën e goditur nga Skrzybski. Atëherë kur u mendua përfundimi pa gola, në të 95’, Haaland vendosi firmën në krosimin e Akanji, që komplikon tmerrësisht cështjen e mbijetesës për Fortuna Dusseldorf.

WOLFSBURG-FREIBURG 2-2
Hap fals i Wolfsburg që mund të kishte mbyllur cështjen e kualifikimit për në Europa League, pikërisht në dëm të Freiburg, që nuk e lejoi duke fiksuar rikuperimin në 2-2. Vendasit dominojnë 30 minutat e para dhe në të 14’ marrin avantazhin me Weghorst, që gjen këndin e pambuluar me një të djathtë të fortë. Në të 27’ Weghorst firmosi dygolëshin personal me penallti, që e fitoi po vetë. Ndërsa VAR i annulloi Ginczek dy gola, që mund ti kishin dhënë më tepër përmasa rezultatit. Freiburg kthehet në ndeshje vetëm në minutën e 43’, me Holer, i aftë të gjente hapësirë e të shënonte me kokë në rrëzim e sipër. Ujqit e panë veten të rikuperohen vetëm 25 sekonda nga fillimi i pjesës së dytë: Holer shfrytëzoi një gabim të Pongracic e impenjoi Casteels, në topin e kthyer Sallai goditi në mënyrë të cuditshme por efikase, me kokë, duke befasuar edhe Brooks që po tentonte shpëtimin në linjë.




HERTHA BERLIN-EINTRACHT FRANKFURT 1-4
Eintracht e tregoi qartë qëllimin, duke marrë kontrollin e ndeshjes që në fillim, por avantazhin të parët e morën kryeqytetasit me Piatek, që zhbllokoi rezultatin në minutën e 24’. Eintracht nuk u dekurajua sidomos kur Hertha mbeti në inferioritet numerik: Var anulloi penalltinë, duke e kthyer në goditje dënimi, por jo kartonin e dytë të verdhë për Boyata. Miqtë marrin barazimin e merituar 1-1 sapo André Silva futet në lojë: spond i portugezit dhe Dost e dërgon topin në rrjetë. Në të 62’ Andre Silva përmbysi gjithcka: aksion fantastik i Kamada që kaloi tre mbrojtës e shërbeu për portugezin, që mposhti Jarstein me një goditje me takë. Në të 69’ N’Dicka bëri të qartë situatën me golin e tretë, ndërsa 3’ minuta nga fundi mbërriti dygolëshi i André Silva (pesë gola në pesë ndeshjet e fundit). Eintracht arrin në vendin e 9 pikërisht Hertha Berlin.





KOLN-UNION BERLIN 1-2
Sukses i rëndësishëm 2-0 në Koln për Union Berlin, që tani sheh më pranë matematikën e shpëtimit. Në minutën e 39’ erdhi avantazhi i miqve me Friedrich, në zhvillimet e një goditje këndi. Koln në fillim të pjesës së dytë i shkoi pranë barazimit, por hapësirat e ndëshkuan me golin e dytë të Union, që me Gentneri coi shifrat në 0-2. Goli i Cordoba në shtesë nuk ndryshon fatet e Koln, gjithnjë e më në krizë rezultatesh e i arritur në renditje nga Union.



PADERBORN-WERDER BREMEN 1-5
Shpresat e Werder Bremen për të shpëtuar bëhen më konkrete pas goleadën në Paderborn: Dusseldorf i treti nga fundi është arritur e në këtë pikë mund të bëhet fondamentale diferenca e golave. Një minutë pas penalltisë që Zingerle i priti Rashicës, Werder kaloi në avantazh në të 19’ falë një goditje të Klaassen që nuk i la shanse Zingerle. Miqtë u shkëputën në fund të pjesës së parë: në fillim një tap-in i japonezit Osako, pastaj dygolëshi i Klaassen. Nën stuhinë në Paderborn, Eggestein firmosi pokerin në të 60’, ndërsa goli i Sabiri nuk frenoi dot dëshirën për një shuplakë që Bremen e jep me Fullkrug në fund. Paderborn i Gjasulës tashmë është matematikish i rënë nga Bundesliga.








Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *