• |
ide | kryesore

Video/ Georgina luan me fjalët: “Ronaldo më mund shumë gola me zero”

-Instant, Sport, Video



Kthimi në fushë pas tre muajsh ndalesë nuk ishte shumë i lumtur për Cristiano Ronaldo. Sigurisht, Juventus shkoi në finale të Kupës së Italisë, por humbja e penalltisë që mund ti kishte dhënë qetësi bardhezinjve nuk i ka pëlqyer as vetë portugezit, që do gjithnjë të japë maksimumin, në cdo gjë. Një personalitet kaq i fortë sa… ta bëjë të ketë drojë atë që i rri pranë, kur flitet për tu stërvitur bashkë. Georgina Rodriguez, bashkëjetuesja e pesë herë Topit të Artë, tregon karantinën e saj për Ëomen’s Health.

E shpjegon atë që ndodhi kur për herë të parë u gjend përballë Cristiano Ronaldo… që stërvitej. Dicka impresionuese, e aftë ta vinte modelen argjentinase në siklet! “Në fillim kisha turp të stërvitesha bashkë me Cristianon. Imagjinoni cfarë do të thotë të bësh ushtrimet në të njëjtën hapësirë ku i bën edhe ai. Unë isha mësuar të punoja në shtëpi, kur ai shkonte të stërvitej, kështu që të mund të kaloja më shumë kohë kur të kthehej. Por pastaj ajo ndjesi u zhduk e tani adhuroj të bëj aktivitet fizik bashkë me të. Èshtë bërë motivimi dhe inspirimi im më i madh”.

Në fund të fundit, të qendrosh pas CR7 është praktikisht e pamundur. “Cristiano stërvitet në mëngjes e pastaj stërvitet përsëri pasdite. Èshtë një atlet elite, është e pabesueshme se si përqendrohet e është totalisht i devotshëm për pasionin e tij mbi futbollin. E nuk ka dyshim që stërvitet shumë më tepër e më mirë se unë. Nuk ka krahasime. Ai është një atlet profesionist, kur flitet për fitness Ronaldo më mund …shumë gola me zero”.

https://www.youtube.com/watch?v=lUQsj6IBvpM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *