• |
ide | kryesore

Zidane ndez motorët e Real Madrid: “Do të jetë si faza finale e Botërorit”

-Instant, Sport



“Nuk e di cfarë do të ndodhë’. Preferoj të luaj me publik, që për momentin nuk është. Më tej të shohim. Për mua cdo ndeshje është e rëdnësishme. Është ajo që më kanë mësuar me këtë fanellë. Nëse je mirë në Liga, do jesh mirë në Champions League. È më i vështiri është futbolli spanjoll, është shumë i komplikuar”. Kështu është shprehur, sipas asaj që bën të ditur Marca, Zinedine Zidane, tekniku i Real Madrid, në vigjilje të sfidës në shtëpi kundër Eibar, nesër në mbrëmje në 19.30, që do të shënojë rikthimin në fushë të Blancos, pas tre muajsh ndalesë për shkak të emergjencës Koronavirus.

“Këto 11 ndeshje janë si një fazë finale e Kupës ose një Botëror. Lojtarët e mi e dinë se cfarë do të thotë të luash këtë fazë finale të sezonit. E rëndësishmne është përgatitja e po përgatitemi shumë mirë. Kam besim në atë që kemi bërë e tani duhet ta tregojmë. Do të luajmë kampionatin e do ta përfundojmë. Kemi 11 finale e pastaj do të kthehet Champions League. Nuk do të ndryshojë asgjë. Është një situatë e rrallë e do të bëjmë atë që duhet bërë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *