• |
ide | kryesore

Adelina flet për bashkëshortin dhe një fëmijë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Adelina Tahiri ka realizuar një intervistë ‘live’ në Instagram me “Story”, ku ka rrëfyer jo pak lidhur me jetën private. Ajo ka treguar disa detaje mbi raportin e saj me partnerin, Serjoza Markov.

Adelina u shpreh se vazhdon të jetë kokë e këmbë e dashuruar me të shoqin. Ky i fundit, siç ka rrëfyer këngëtarja, i bën shpesh dhurata. Për Adelinën, rëndësi ka gjesti i tij dhe jo vlera monetare, pasi kjo i jep siguri se Markov e kujton çdo moment të ditës.Ajo ka pohuar se familja po jeton në një apartament luksoz. Por, së shpejti ata do të zhvendosen në një shtëpi me hapësirë më të bollshme. Kjo pasi Adelina dhe Markov kanë në plane një fëmijë të dytë. Kur? Shumë shpejtë.

Vetëm se Adelina dëshiron një vajzë, por druhet se mos i shtohet një tjetër djalë familjes. Pra, nuk është surprizë nëse në muajt në vijim do dëgjojmë të reja nga këngëtarja. Ndërkohë, ajo po punon për një këngë të re, e cila u shty si pasojë e pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *