• |
ide | kryesore

Barcelona “heq qafe” Arthur: lëvizje vendimtare për të marrë Pjanic

-Instant, Sport



Një seri e re për “telenovelën” e merkatos Pjanic-Arthur në aksin Torino-Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase Sport, shpejt mund të ketë zhvillime në lidhje me tratativën. Barça i ka lënë të kuptojë brazilianit se është e detyruar “të arkëtojë” brenda fundit të qershorit e se është gjithashtu e gatshme të ndërtojë një shkëmbim me Juventus për mesfushorin boshnjak. Një mesazh i fortë dhe i qartë për direkt të interesuarin, që mund të përshpejtojë tratativën e të bindë brazilianin të pranojë idenë për tu transferuar në bardhezi.

Një situatë për tu monitoruar me kujdes të madh e në evoluim të vazhdueshëm. Edhe sepse, për momentin, Juve është në qendër të merkatos ndërkombëtare të mesfushorëve jo vetëm për mundësinë e shitjes së Pjanic. Në dalje nga Continassa janë në fakt Rabiot e Ramsey, goditje me parametër zero nga të cilët bardhezinjtë duan të nxjerrin plusvalenca të cmuara për ti riinvestuar për të përforcuar repartin me lojtarë të përshtatshëm për lojën e Sarri.

Për francezin, për momentin, nuk kanë mbërritur oferta, por mesfushori duket jashtë projektit bardhezi e shpejt situata mund të ndryshojë. Për sa i përket uellsianit, në Angli janë disa klubet e interesuara. Përvec dy skuadrave të Manchester, sipas The Sun, në gjurmët e Aaron në ditët e fundit është vënë edhe Tottenham. Në këtë rast, duke parë pagesën e lartë të lojtarit, për Juventus do të profilizohej më shumë një huazim për të reduktuar kostot e pagës se një shitje me titull përfundimtar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *