• |
ide | kryesore

“E ardhmja e Hoxhës është tek Partizani”: Rama i bën bllokadë largimit të kapitenit

-Instant, Sport



Interesimi i Tiranës dhe pankina tjetër e rezervuar për kapitenin Alban Hoxha ka bërë që drejtuesit e Partizanit të reflektojnë mbi situatën, në kohën kur portieri i të kuqve duket i orientuar drejt largimit. Nuk është i këtij mendimi Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i kryeqytetasve, që nuk mund ti lejojë vetes të humbasë lojtarin më përfaqësues tek rivalët e përjetshëm: “Albani është lojtari që luan më gjatë me ekipin. Padiskutim është pjesë e planeve tona për të vazhduar më tej – ka thënë Rama -. Unë i kam thënë lojtarëve që 2 muajt e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen. Janë marrëdhënie burrnore, që nuk bazohen vetëm tek kontrata por edhe tek respekti reciprok. Unë mendoj që Alban Hoxha të ardhmen do e ketë te Partizani”.

Në lidhje me situatën e skuadrës dhe objektivin Europë, drejtori i Partizanit e ka parë gotën gjysëm plot: “Kemi 41 pikë tani dhe jemi me një këmbë në Europë, por duhet të mendojmë gjithmonë ndeshjen e radhës. Ndeshjet janë të ngarkuar psikologjikisht, lojtarët vijnë nga një sezon atipik, ku kanë qëndruar afro 2 muaj në shtëpi. Që të gjesh përsëri një sezon të mirë si skuadër, do të duhet një kohë më e gjatë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje që mos përzihemi në ujërat e pista”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *