• |
ide | kryesore

Edhe Maradona nuk ka bërë dot këtë që bëri Mertens me Napolin: kalohet Hamsik

-Instant, Sport



Dries Mertens në historinë e Napolit. Përgjithmonë. Me golin e shënuar ndaj Inter, në ndeshjen e kthimit të gjysëmfinales së Kupës së Italisë, sulmuesi belg prek kuotën 122 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e kaltër, duke kaluar ish-shokun e skuadrës Marek Hamsik në majën e klasifikimit të golashënuesve të të gjithë kohëve të skuadrës nën Vezuv. Një arritje që, ish-anësori i Psv që Maurizio Sarri e transformoi në një qendërsulmues, mund ta festojë me rinovimin e kontratës me të kaltrit, që është konfirmuar nga Giuntoli përpara ndeshjes: “E sigurtë”.

Pasi arriti e kaloi Diego Armando Maradonën, vjen një tjetër rekord për shtatshkurtrin e datëlindjes 1987, pavarësisht se është duke kaluar një sezon mes uljesh e ngritjesh. Dries ‘Ciro’ Mertens, tashmë idhull i tifozëve napoletanë, është pjesë e historisë e të ardhmes së Napolit: që kur është veshur me të kaltër në 2013 ka shkuar gjithnjë në dopio shifra në të gjithë sezonet e luajtura, me shpërthimin e 34 golave në total në 2016/17.

97 gola brenda zonës, 93 të shënuar me të djathtën, certifikojnë evoluimin e një sulmuesi të vërtetë, që belgu përjetoi në Napoli. Ndoshta e vetmja pikë e dobët mbetet goditja me kokë: ‘vetëm’ gjashtë gola në 7 vjet.

Përvec se është golashënuesi më i mirë i historisë së Napolit në Champions me 16 gola, Mertens është shënuesi më i mirë belg në historinë e Serie A (90 gola) e vetëm dy lojtarë të tjerë të Napolit kanë qenë në gjendje të shënonin më shumë në elitë në krahasim me të: Antonio Vojak (102) e Marek Hamsik (100). Së bashku me Cavani (26) e Higuain (36) është i vetmi që ka kaluar 25 gola në A në një sezon të vetëm (28 në 16/17) e nga ardhja e tij në Itali vetëm Pjanic ka shënuar më shumë se ai nga jashtë zone (22 me 20).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *