• |
ide | kryesore

FOTO/ Selfie me Jordi Alba, me fanellën e Messi: futet në fushë tifozi i parë post-Covid

-Instant, Sport



Edhe në futbollin post-Koronavirus nuk mungojnë zakonet e këqija. Në minutën e 54 të Mallorca-Barcellona, ndeshje e kampionatit spanjoll Liga, luajtur me dyer të mbyllura, një djalosh veshur me jeans, pa maskë e me fanellën e Argjentinës të Messi ka arritur ti shpëtojë protokolleve të sigurisë, duke vrapuar në fushën e lojës për të përqafuar fenomenin e Barças.

Tifozi është bllokuar nga forcat e sigurisë së Son Moix, por jo më parë se të bënte një selfie me Jordi Alba. Një figurë e keqe për La Liga e për skuadrën e shtëpisë, në javën e rifillimit të futbollit, pas gati tre muajsh pa ndeshje zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *