Prokuroria e Përgjithshme e ka nisur informacionin në SPAK duke theksuar se në bazë të ligjit për dekriminalizimin të 4 kandidatët e fundit në garë janë të pastër.

Gjithashtu SPAK do të bëjë dhe vettingun e kandidatëve, që do të bëhet nga komisioni me dy prokurorë dhe një gjyqtare.

Kandidatë për Drejtore të BKH janë: Kandidatët e tjerë janë Aida Veizaj (Hajnaj) zv/drejtoresha e përgjithshme e Policisë së Shtetit, Artur Beu Oficeri i Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Romë, Ervin Hodaj ish-drejtori i Policisë Vendore në Tiranë, Idajet Faskaj ish- drejtori i hetimit të krimit të organizuar në Policinë e Shtetit.

Drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit pasi të marrë detyrën, do t’i nënshtrohet një trajnimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara nga Federalet Amerikane.