• |
ide | kryesore

Joe Exotic i kërkon ndihmë Trump

-Instant, Paparazzi, Slider



Joe Exotic është një nga personazhët kryesorë të dokumentarit “Tiger King”.

Por ai ka habitur me deklaratën e tij gjatë të cilës u shpreh se do vdesë brenda 2-3 muajve nëse nuk merr ndihmë nga presidenti Donald Trump. 57 vjeçari tha se ‘shpirti i tij ka vdekur pasi shpjegoi se ai nuk ka mundur të qëndrojë i qetë teksa vuan dënimin, pa akses në telefon dhe internet. Ai i kërkon një mrekulli presidentit të SHBA-ve për t’ia falur lirinë. Exotic tha gjithashtu se atij i duhen injeksione gjaku çdo 4 javë për shkak të problemeve me shëndetin imunitar, por ka që në muajin janar që nuk e ka marrë kurën.

Në letrën e shkruar për fansat, mbështetësit dhe të dashurit e tij ai thotë: “Unë kam rënë në peshë kohët e fundit, plagët s’po më shërohen. Brenda 2-3 muajve unë do jem i vdekur. Duket sikur më kanë dënuar me vdekje, gjithashtu më kanë ndërprerë ilaçet.”

Në një pjesë tjetër të letrës së tij ai bëri disa komente mbi racën që i përket, pasi ai pretendoi se do ishte trajtuar shumë më mirë nëse nuk do të ishte i bardhë.Gjithmonë pa pranuar fajësinë e tij, Joe e përmbylli letrën duke iu lutur emrave të famshëm si Cardi B dhe Kim Kardashian për ta ndihmuar atë të dilte nga burgu. Joseph Maldonado-Passage, aktualisht po vuan një dënim me 22 vjet burg, pasi u shpall fajtor për komplotin për të vrarë rivalen e tij, aktivisten e të drejtave të kafshëve Carole Baskin. “Tiger King” ishte i bindur se ajo dëshironte të shkatërronte kopshtin zoologjik të tij, Greater Wynnewood Park të Kafshëve Ekzotike në Oklahoma. Joe gjithashtu u shpall fajtor për 17 akuza të abuzimit të kafshëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *