• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Vritet një tjetër afro-amerikan nga policia (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër rast “Floyd” është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 27-vjeçar afro-amerikan, i quajtur Rayshard Brooks është vrarë nga policia e Atlantës gjatë arrestimit. Agjentët mbërritën në vendngjarje pasi morën një telefonatë nga ana e një restoranti për një person të dyshimtë që flinte në parking.

Personi ishte në gjendje të dehur dhe në momentin kur do i vendoseshin prangat u rebelua. Në atë çast një nga efektivët e qëlloi. Sipas të dhënave të dy efektivët janë pezulluar nga detyra për këtë ngjarje deri në përfundimin e hetimeve. Në videon e publikuar shihet 27 vjeçari Brooks që tenton të largohet nga efektivë duke i marrë njërit prej tyre armën paralizuese.

Në këtë momenti efektivët qëllojnë dhe ai merr 3 plumba mbrapa shpine. Vrasja shkaktoi revolta në Atlanta. Manifestuesit i vunë flakën fast foodit, ndërsa u përleshën me policinë. Shefja e policisë lokale Erika Shields njoftoi dorëheqjen.

Autoritetet i dolën në mbrojtje efektivit që qëlloi ndaj afro-amerikanit, duke thënë se para se t’a qëllonin ai ishte kthyer për t’i sulmuar me shokuesin elektrik. Ndërsa avokatët e viktimës thanë se vrasja ishte akt i tepruar. Protestat anti-racizëm vijojnë të jenë intensive në gjithë Shtetet e Bashkuara. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Nuk eshte fare e rastit dhe as racizem. Fakti qe vetem afro Amerikanet shkojne kunder ligjeve e policise dhe jo te tejret, te bardhet tregon se jane edhe ata qe nuk perfillin rregullat dhe ligjet e shoqerise. Mos ta veme piken mbi racismin. Nuk mund te mendohet se policia , ndjek vetem te zinjte . Ajo ndjek te gjithe ata qe shperfillin ligjet e vendit. Keshtu qe une nuk shoh racizem ketu. Po ashtu tek ne,ne protesten e teatrin, nje polic i vuri gurin ne qafe nje protettuesi dhe asgje nuk ndodhi,siç po ndodh ne amerike. Tung!

  2. Nuk po flinte ne parking por kishte bllokuar drive-thru e restorantit tape duke flejt ne ne timon.
    Nuk eshte qelluar ne shpine por perpara kur i gjuan policit me tazer gun qe ja rrembeu ne perleshjen qe nuk e tregon kjo video.
    Hiqni dore nga manipulimi i fakteve dhe tregimet gjysem te verteta.
    Policet nuk dalin per gjueti te zinjsh apo te verdhesh, dalin per pune dhe duan te shkojn ne shpi gjalle.
    Mjaft me percarje te manipuluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *