Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në banesën e një çifti bashkëshortësh.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja në Vlorë ku 62-vjeçari është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore, e shoqja është shtruar në Vlorë.
‘Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe. Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore’‘, thuhet në njoftimin e policisë.