• |
ide | kryesore

‘Shpëto të ardhmen’, tjetër protestë nga nxënësit sot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maturantët do të protestojnë sërish ditën e sotme në orën 11:00 para Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë bërë thirrje në rrjetet sociale që të shpëtojnë të ardhmen e tyre dhe të dalin në protesta edhe në qytetet e tjera të vendit.

Ata kërkojnë rikishikim të tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa pretendojnë se testi i kësaj lënde ishte absurd.

Në protestën e djeshme  nuk munguan pankartat me personazh Turin si dhe gjuajtjet me vezë në drejtim të ministrisë.

Pas më shumë se 2 orë proteste, disa nxënës u futën në ambjentet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një aktkonstatim prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Ata kanë paraqitur me shembuj në këtë draft, ku sipas tyre tregojnë dhe gabimet në hartimin e tezës së Gjuhë – Letërsisë.

Maturantët kërkojnë gjithashtu që të mos shkruajnë emrat e tyre në tezat e provimit.

Ndërkohë protesta pati edhe nga maturantët në Shkodër. Ata u shprehën të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.

ImageImageImageImage



1 Comment

  1. Po jeni pikërisht ju që nuk doni të hapen sepse nuk u voton kush, dhe rrini mbas derës së kryetarit për tu renditur të parët.

    Unë edhe pse isha kandidat nuk kam qenë kurrë në zyrën e kryetarit por kjo zdo të thotë se ju u do populli dhe ne jo”, shkruan ai në rrjetet sociale, ndërsa paralajmëron se ose do bëhet Reformë Zgjedhore, ose do vazhdojmë me batakun e 30 viteve.

    “Për të gjithë ju që jeni marrë dhe doni të hidhni baltë mbi ne një fjalë kam. Këtu o bëhet Reformë Zgjedhore e mirëfilltë ose vazhdojmë me batakun që kemi pasur.

    Shkresa me 29 firma ka 3 rreshta hapini sytë të lexoni mirë ç’a kemi kërkuar. Draftet që nxirni ju në media janë orvatjet e lodhura të pisllikut politik 30 vjeçar në këtë vend. Ne 3 gjëra kërkojmë:

    •listat e hapura.

    •Votë emigrantesh.

    •Depolitizim komisionerësh. Qartë!”, thekson deputeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *