• |
ide | kryesore

Superiore/ Në Niko Dovana Tirana luan titullin: ja ndeshjet e javës së 29 që nuk do të transmetohen

-Instant, F1, Sport



Kampionati vrapon drejt finishit e Tirana gjithashtu, me një seri impresionuese fitoresh, por Kukësi e ka një shpresë dhe është pikërisht ajo që mbyll të hënën javën e 29, kur bardheblutë të zbresin në Niko Dovana përballë Teutës. Egbo nuk ka asnjë arsye të jetë i shqetësuar, por 45 minutat e fundit të durrsakëve, në ndeshjen e kthimit të Kupës me Vllazninë, ndonjë dilemë edhe mund tia kenë shtuar teknikut Nigerian. Skuadra e Martinit po tërhiqet nga Kallaku e ndoshta është ai njeriu që duhet mbajtur në vëmendje. 9 pikët e avantazhit të kryesuesve, që nuk humbasin prej 16 ndeshjesh, mund të mos jenë kaq të bollshme nëse dalin të mundur nga Durrësi e me ndeshjen direkte me Kukësin përpara e kjo gjë e bën Tiranën të mos ndryshojë asgjë në formacion. Në anën tjetër tekniku i Teutës po tentohet nga idea Hebaj, por kjo mbetet për tu parë.

Java që e ka epiqendrën në Durrës, megjithatë hapet në kryeqytet të dielën me ato skuadra që nuk janë impenjuar në cerekfinalet e Kupës. Për Partizanin është momenti më i mirë për të marrë frymë, pas 5 humbjeve radhazi, kur të presë Luftëtarin zyrtarisht një katergori më poshtë. Të kuqtë kanë nevojë jo vetëm ti largohen zonës playout, por edhe të besojë se mund ta shpëtojnë sezonin me një vend në Europë.

Kukësi luan me Flamurtarin e vendit të fundit, me shpresën se do të reduktojë diferencën me kreun. Skuadra e Shehit pas tre fitoresh radhazi pas rifillimit, kërkon ta mbyllë me sukses të plotë turin e forcës prej 4 ndeshjesh në 11 ditë, ndërsa Europa përplaset në Korcë. Skënderbeu e ndërpreu serinë e fitoreve në Ballsh, por ajo ishte në Kupë dhe Daja shpreson që përballë Lacit krenaria do të bëjë diferencën. Cungu vjen në këtë përballje me synimin e qartë, parakalimin e kundërshtarit dhe një siguri më shumë për Europa League, ndërsa në Shkodër është një betejë e vërtetë playouti. Dedja pas debutimit me 2-2 në Kupë kundër Teutës, prêt Vllazninë e pjesës së parë kundër Bylis. Vetëm se ballshiotët, që kanë një pikë më shumë në renditje, kanë lënë pas 2020 e zezë, me dy fitore radhazi, që shpresojnë ti bëjnë tre…

JAVA E 29

14/06/20

Partizani 17 : 00 Luftëtari

15/06/20

Vllaznia 17 : 00 Bylis

Kukësi 17 : 00 Flamurtari

Skënderbeu 18 : 00 Laçi

Teuta 20 : 00 Tirana



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *