• |
ide | kryesore

Video/ Diego Costa dedikim special futbollistes që mundi tumorin. Virginia: “Nuk kam fjalë”

-Instant, Sport, Video



Pas golit të barazimit të shënuar në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa ka treguar fanellën e Colchoneros me numër 14 me emrin ‘Virginia’: dedikimi është i gjithi për futbollisten e skuadrës së femrave të Atletico Virginia Torrecilla, që në fund të majit është operuar për një tumor në kokë e që tani po i nënshtrohet periudhës së rehabilitimit për tu kthyer në fushë.

Gjesti i bukur i sulmuesit nuk ka mbetur pa reagimin e futbollistes, që i është përgjigjur në Tëitter: “Nuk kam fjalë, je i pabesueshëm, faleminderit nga zemra”.

https://www.youtube.com/watch?v=OfnZhuUGSAY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *