• |
ide | kryesore

Video/ Kryeqyteti i bën keq Luftëtarit: Partizani e Çinari vendosin rekord sezonal

-Instant, F1, Sport, Video



Pas pesë humbjesh radhazi, Partizani shfryn tërbimin kundër një skuadre të dorëzuar e që mendon për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Praktikisht, Luftëtari vinte si turist në Selman Stërmasi aty ku në një javë ka marrë 12 gola, përfshirë shuplakën që i dha Tirana, në të njëjtëin stadium. Sormani mund të ndihet i lehtësuar për momentin: ka zbuluar bomberin e shtëpisë, atë Eraldo Cinarin që fikson 4 golëshin e vetëm të këtij sezoni, duke ndihmuar të kuqtë të fiksojnë rezultatin më të thellë të sezonit, 8-1.

Një ndeshje me sens unik e që u vendos nga kryeqyetasit përpara se të vihej në diskutim. Cinari shënoi në minutën e 9 golin e parë të ndeshjes, duke thyer prapavijën e coroditur dhe pa eksperiencë të gjirokastritëve të Novit. Iu deshën 7 minuta shkodranit të përsëritej, duke i dhënë sinjalin e qartë Sormanit në pankinë, që fare pak kishte besuar tek ai. E majta, këtë herë, nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar, që u mësua shpejt të nxirrte topin nga rrjeta.

Shkon në gol edhe Broja, që duhet të falenderojë Boldor, në minutën e 30, për të finalizuar më të thjeshtin e rasteve, por të kuqtë e kanë një pikë të dobët, edhe kundër një skuadre inekzistente si Luftëtari. Konflikti i hapur me portierin dhe kapitenin Alban Hoxha (jo i pari mes drejtuesve të klubit dhe lojtarëve më të rëndësishëm) hapi dyert e Teqjes në portë, por ish-lojtari i Skënderbeut nuk është aspak në nivelin e duhur dhe Lika e shtang nga goditja e dënimit. Nuk është se të kuqtë iu frikësuan hapjes së ndeshjes, u sigurua Cinari për këtë në shtesën e pjesës së parë, me një gol prej qendërsulmuesi, krejtësisht instiktiv.

Në pjesën e dytë fitorja merr përmasat e goleadës falë Cinarit që shënon pokerin personal dhe fikson 5-1, përpara se Dragoshi të shënonte autogol në portën e tij në të 80 dhe Solomon të tundë rrjetën 60 sekonda më vonë. Për Luftëtarin vuajtjet mbarojnë në minutën e 3 shtesë kur Cara fiton dhe realizon një penallti, për të fiksuar rezultatin më të thellë të këtij kampionati 8-1. Për Sormanin të rëndësishme pikët por edhe goleada, duke qenë se skuadra e tij ishte sulmi më i dobët i skuadrave me pretendime.

https://www.youtube.com/watch?v=cLiqjCUELlc&feature=emb_logo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *