• |
ide | kryesore

PO listave të hapura, JO lojrave të Ramës

-Instant, 2, Arkiva, Ide



Edi Rama ka angazhuar gjithë llumin e parlamentit shqiptar, kundër marrëveshjes me trysni ndërkombëtare që u arrit në këshillin politik. Duke mbledhur një koalicion laraman deputetësh, ku bëjnë pjesë, si ata që kanë votuar për një vit me radhë sinkron me rilindjen, si ata që kanë ndarë bakshishet e inceneratorëve e deri tek socialistë që më parë shërbenin si argatë të familjes Berisha, kryeministri po përpiqet të krijojë një fortunë në gotë. 

Qëllimi i saj është i thjeshtë.

Duke u nisur nga një çështje me sensibilitet publik siç është ajo e listave të hapura, Edi Rama po përpiqet të fitojë sa më shumë avantazhe për zgjedhjet e ardhshme. 

Kështu, grupi i deputetëve “kontestatorë” po përfiton nga një përpjekje e lavdërueshme e Nisma Thurje, që mblodhi plot 50 mijë nënshkrime në të gjithë Shqipërinë kundër monopoliit që kryetarët kanë mbi partitë e mëedha, për ti bashkëngjitur tinëz, kësaj kauze morale edhe shtojca që i shërbejnë mbijetesës së regjimit.

Në draftin e opozitës fallco, që deri dje shefi i qeverisë e përdorte si letër higjenike dhe me të cilën sot merr mundimin të “negocjojë”, është futur edhe vendosja e pragut 5% për partitë e vogla që nuk kapin dot deputetë direkt edhe ndalimi absurd i koalicioneve parazgjedhore. 

Pikërisht këtu fle lepuri.

I bindur se nuk mund të bëjë më fushatë si klloun i vetmuar me timon në dorë, Rama po përpiqet të pengojë PD dhe LSI-në të hynë sëbashku në zgjedhje. Falë sistemit elektoral aktual, nëse dy partitë e mëdha të opozitës futen së bashku në koalicion, ato marrin një numër më të madh deputetësht për të njëjtin numër votuesish. Pra me koalicion, PD dhe LSI kanë më shumë shance të tentojnë rotacionin, sesa në rastin kur kjo gjë do iu pamundësohej me ligj.

Thënë shkurt, atë me të cilën gënjeu Lulzim Bashën kur nënshkruan marëveshjen okulte të 2017-ës, duke e detyruar të dilte i vetëm në zgjedhje, Rama po e provon tani me listën Murrizi. Boll të shohësh përbërjen e firmëtarëve, ata që i janë bashkëngjitur më pas dhe ndonjë teveqel pa personalitet nga PS-ja, për të kuptuar se ato nuk janë kërkesat e opozitës së re, por të padronit real të saj.

Natyrisht, për ti dhënë një lloj legjitimiteti kësaj farse të ndyrë, kryeministri dhe bedelët e tij, po fshihen pas kauzës së listave të hapura. E servirur kështu ajo lë para shqiptarëve idenë e një përpjekjeje demokratike, që u mundëson atyre të votojnë në mënyrë nominale kandidatët që duan për në parlament. E shitur kështu, ajo ngjan si një hap pozitiv.

Por, në fakt, qëllimi është i vogël, thjeshtë numerik dhe meskin. Në finale ai tenton ti japë Ramës ndonjë deputet më shumë, me ndihmën e atyre që as kanë më shanc të shkelin në atë kuvend.

Ndaj, thënë këtë, duhen ndarë dy gjëra. Së pari ata që kanë milituar për një sistem me lista të hapura, për demokratizimin e partive të shndërruara në garnizone, për ti dhënë më shumë peshë votes së qytetarëve duhen respektuar deri në fund. Kauza e tyre ka qenë xhenuine dhe e lavdërueshme.

Nga ana tjetër ata nuk duhet të digjen si i njomi me të thatin, duke u përzjerë me të dytët, që po tentojnë të shfrytëzojnë këtë kauzë, për interesat e vogla të Edi Ramës, pra me opozitën e re që i ka bashkëngjitur listave të hapura edhe ndalimin e koalicioneve. 

Vetëm duke bërë këtë dallim ne mund të vazhdojmë të mbështesim ndryshimin e sistemit nga i cili përfitojmë të gjithë, nga kulisat e vogla prej të cilave fiton vetëm kryerilindasi. Ky i fundit, tani bën sikur pranon listat e hapura që nuk i ka dashur kurrë, hiqet sikur do negociojë votimin e marëveshjes me ca personazhe qesharakq, por në fakt, ka vetëm një qëllim, ti çojë PD-në dhe LSI-në të përçara drejt zgjedhjeve. Thjeshtë për këtë e ka organizuar teatrin me mbledhje nënshkrimesh, dhe me ndryshim kushtetute, duke nxjerë në plan të parë të politikës disa personazhe që deri më tani kanë qenë objekt barcaletash.

©Lapsi.al

 

 

 



28 Comments

  1. Andi ke 5 vjet qe na ke lodhur lista te hapura lista te hapura bertet. Thua qe lista e hapur eshte shprehje demokracie. Tani qe e ben Rama se pranon. Smerresh vesh. Kjo eshte si ajo ‘per inat te sime vjehrre….

    je ca bythqir

  2. Bushati po e thote qarte, po per listat e hapura dhe jo per moslejimin w koalicioneve. Se c’lidhje ka lista e hapur me lejimin ose jo te koalicionit, kete mund ta dine vetem rilindoret. Pastaj ka edhe budallenj qe nuk e dine se cfare eshte njera dhe cfare eshte tjetra dhe japin mendimin e tyre qe ka te njejten vlere si mendimi i K. Gjuzit, S. Jenisherit, Majlindes se kerperatave apo atij qerosit kacurrel qe qeraste femrat me uiski. Ka nje detaj, pragu 5%. Mund te jete kush aq budalla sa te besoje se ata 39 deputetet e pseudoopozites, te gjithe se bashku i marrin 390 vota? Pragu 5% ne rastin me te mire eshte 80 mije vota dhe dhe do te thote 8 deputete. Edhe partia e katert ne vend PDIU, ka rezultatin e saj me te mire dicka me shume se 60 mije vota. Gjithsesi krijohet nje pershtypje se tani Rames i kane filluar deshtimet. E ka kaluar majen e suksesit dhe ka filluar renjen. Edhe pak dhe renja do kete nje shpejtesi te tille qe do e coje shume shpejt ne fundin e tij politik. Nuk do doje shume kohe, i jane vene me buke ne traste…

    1. Po mire mo i zgjuar ti je dakort qe te zgjidhen deputete kryetare partish qe nuk i voton as familja e vet?!duhet te marre fund kjo histori me keta tipa qe i ngjiten partive te medha si muti pas kepuces,te konkurojne vetem dhe me lista te hapura dhe te shofim sa prej tyre do jene deputete…

  3. ANDI BUSHATI PO E DEMASKON EDI RAMEN DHE ZAGARET E TIJ NE PARLAMENT thotë:

    BRAVO ANDI JE DISA HAPA PARA EDI RAMES ME INTUITEN TUAJ…ATO LETRAT HIGJENIKE PO I PERDOR EDI RAMA DHE TAULANT BALLA PER TURPIN E TYRE…I KA BLE EDI RAMA TASH I PERDOR PER TE FSHIR BY***N …NE RAST SE EDI RAMA DHE ORGANIZATA E REGJIMIT SHTETSIT SHQIPETAR DUHET FALENDERUAR ANDI BUSHATIN ,FATOS LUBONJEN DHE YLLI MANJANIN ME SE SHUME,SE KY LULI SHUME I BUTE ME ORGANIZATEN E REGJIMIT ..ANDI E DI SE NUK TE NTERESON POLITIKA POR JU DUHET TE PUNONI SI KESHILLTAR E ALBIN KURTIT DHE DUHET NE TE GJITHE TA PROPOZOJM FATOS LUBONJA LUBONJEN PER PRESIDENT TE KOSOVES KUR ALBIN KURTI TE BEHET KRYEMINISTER

  4. YMER GELBAZA &CO ,NE NDIHME LETRAVE HIGJENIKE NE PARLIAMENT MONIST! thotë:

    BESOJ SE YMER GELBAZA KELLIRA KOL SALLAKU DHE CARLO BOLJA JUA KAN SHKRUAR ATA FJALE LETRAVE HIGJENIKE NJE PERDORIMSHE TE EDI RAMES NE PARLAMENT

  5. ando je ber si ata qe pergjojne ciftet te liqeni, vetem me ramen merresh
    shkruaj dhe nej teme tjeter se lirohesh

  6. Bushat, po te keshillojne te merresh me ndonje teme tjeter keta te paemrit e pallatit te kongreseve dhe kane te drejte. Duhet te shkruash ndonje gje per sukseset e check up, apo per realizimin e normes ditore nga kooperativistet e dalluar tek pallati i kongreseve. Duhet te merresh me suksesin e madh qe ushtria pati ne luften e eger ndaj covid 19 dhe se si i mbajti hordhitr covidiane larg kufirit shqiptar. Duhet te flasesh per pasojat e termetit te cilat u eliminuan ne kohe rekord nderkohe qe rregjimi gjakatar i Saliut do ishte akoma duke u marre me arsyrtimin se pse ra termeti. Duhet te merresh me investimet e medha qe jane bere ne kete vend, si psh autostrada Munchen-Nurnberg. Me investimet e huaja qe nuk kane te sosur. Me turizmin qe po lulezon dhe me rritjen e madhe ekonomike qe na e kane zili edhe planetet e tjera te sistemit diellor. Duhet te merresh me sukseset e njepasnjeshme te reformes ne drejtesi, apo me teatrin e bukur qe u ndertua pa u prishur mire i pari. Duhet te merresh borxhin e ulet publik me te cilin ne ia futem Greqise, me uljen e papunesise dhe te numrit te te papuneve. Ke mjaft per te folur per sukseset e qeverise Bushat dhe kesaj qeverije i takon te qendroje ne pushtet deri ne vitin 2120.

  7. Në këtë kërkesë renditen 3 prova të reja, të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilat kërkohen të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

    Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike.

    Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë.

    Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.O bushat po te qe kundra pd – lsi rama nuk firmoste marveshjen e madhe kete e kishte me te lehte,o bushat ti kujton se rama ka frike Mona-basha mos u bej qesharak,se dhe vete shpellkaret nuk e besojne kete,te gjithe ne fushe tek e tek kush ka bythe te fitoje,Po roshi i kujt eshte i rames apo i bashes

    1. Po si keshtu more ripjelles me memorje te shkurter. Kur ripjellja jote bente aleance me LSI, nuk besoj qe thoje “te gjithe tek e tek”. Po hajdutet bandite qe vodhen votat, ku hyjne, ne tek apo ne cift. Dhe mos harro, beji te fala “shpelles se karit se sateme”.

      1. Po ti Miri si ndjehesh qe partia jote po ben kualicion me LSIne qe beri kualicion me PSne,pasi kishte bere kualicion me PDne,je i sigurte qe deri sa te vine zgjedhjet levizja e skrapalinjve per interes(LSI)nuk do beje prape kualicion me PSne,a nuk mendon se ka ardhur koha qe te gjithe te dalin hapur dhe pa lista dhe te perballen drejtperdrejte me votuesit??!!

  8. ZAGARET E TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA,JA MARIN TE KEQEN ANDI BUSHATIT DHE FATOS LUBONJES DHE ALBIN KURTIT thotë:

    EDI RAMA LIDHET ZAGARET E TREDHUR NGA JU ,SE ME ANDI BUSHATIN KOT E KRUENI ,ANDI NUK ESHTE I BLERE AS I SHANTAZHUAR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA E KRIMIT…ANDI BUSHATI DHE FATOS LUBONJA NUK JANE YMER GELBAZA KOL SALLAKU CARLO BOLJA LORENC VANGJELI FRED PEZA DHE ZAGAR TE TJERE

  9. Përgjithësisht e kuptova se ku rreh Bushati me këtë shkrim, por nuk arita të kuptoj se kush qenkan këta “socialistë që kanë shërbyer si argatë në familjen Berisha” ?

    Ta ketë vallë Bushati fjalën për Ymer Bazen ?
    Nuk besoj se historinë e Meros e dinë të gjithë .

    Ta ketë fjalën për ish bodigardin e Berishës (nuk po ja kujtoj emrin) që enveristët çonin gazetarët për ta ntervistuar deri në Turql, ku ishte fshehur për të sulmuar Berishën.
    Edhe këtë nuk e besoj se edhe kjo është histori e vjetër si e Meros.

    Na bëre kurioz o Bushat.
    Meqë paske të dhëna që ca socialistë paskan punuar si argatë në familjen Berisha, bën mirë të na thuash se kush janë, me çfarë lloj “argatërie” i paskan shërbyer familjes Berisha , në bujqësi, blegtori, artizanat apo sipastrues të dhonës së tij të gjumit ?

    Çoku më ka zënë syri një rubrikë të Meros në gazetën e tij Tema , për njëfarë antene që i ka vënë ai familjes Berisha. A thua je furnizuar me “fakte” nga kjo rubrikë ?

  10. Përgjithësisht e kuptova se ku rreh Bushati me këtë shkrim, por nuk arita të kuptoj se kush qenkan këta “socialistë që kanë shërbyer si argatë në familjen Berisha” ?

    Ta ketë vallë Bushati fjalën për Ymer Bazen ?
    Nuk besoj se historinë e Meros e dinë të gjithë .

    Ta ketë fjalën për ish bodigardin e Berishës (nuk po ja kujtoj emrin) që enveristët çonin gazetarët për ta intervistuar deri në Turql, ku ishte fshehur për të sulmuar Berishën.
    Edhe këtë nuk e besoj se edhe kjo është histori e vjetër si e Meros.

    Na bëre kurioz o Bushat.
    Meqë paske të dhëna që ca socialistë paskan punuar si argatë në familjen Berisha, bën mirë të na thuash se kush janë, me çfarë lloj “argatërie” i paskan shërbyer familjes Berisha , në bujqësi, blegtori, artizanat apo sipastrues të dhonës së tij të gjumit ?

    Çoku më ka zënë syri një rubrikë të Meros në gazetën e tij Tema , për njëfarë antene që i ka vënë ai familjes Berisha. A thua je furnizuar me “fakte” nga kjo rubrikë ?

  11. E rendesishme eshte ndryshimi i sistemit , te tjerat rregullohen nepermjet debateve dhe ideve te te gjitha partive ne tryeza te rrumbullakta . Por problemi nuk eshte vetem kaq , ai eshte me kompleks se kaq . Ky ndryshim sistemi duhet te vije i bashkangjitur edhe me votimin dhe numerimin elektronik . Votimi elektronik bene te mundur identifikimin e menjehershem te votuesve dhe nuk lejon qe nje votues te votoje per te tjere apo me keq te votoje me shume se nje here . ndersa numerimi elektronik bene te mundur nje here e pergjithmone depolitizimin e zgjedhjeve .

    Problemi i vetem eshte pragu dhehyrja ne zgjedhje me koalicione parazgjedhore apo pas zgjedhore . Une mendoj se pragu 5% eshte teper i lart dhe kjo me bene mua te dyshoj se keta deputet po perdoren nga dikush tjeter . A e dine keta se 5% eshte e barabart minimalisht me 80 mije vota? Une nuk besoj se eshte kerkese e tyre sepse keshtu keta vulosin humbjen e sigurt me duart e tyre . Me kete prag as PDIU dhe as PR nuk hyjne dot dhe jo me keta apo partite e sapo krjuara . Kjo eshte nje loje e piset e
    te gjatit tone , ai kerkon qe genshtenjat ti nxjerre nga zjarri me duart e ketyre deputeteve naiv .
    Pragu 2-2.5% do ishte ideali per ti dhene fryme edhe partive te vogla por edhe atyre te sapo krijuara . Une jam per prag akoma edhe me te vogel por kjo eshte çeshtje diskutimi dhe me shume i takon profesionisteve te vendosin .
    Por para se te flasim per prag duhet caktuar nese do kete apo jo koalicione para zgjedhjeve ? Per sa i perket koalicioneve , edhe ketu ha shume diskutim dhe i takon partive dhe ne veçanti profesionisteve te vertete qe te merren me kete pune kaq delikate dhe te nderlikuar .
    Une e kam shprehur edhe ne nje shkrim tjeter mendimin tim , une mendoj se partite duhet te garojne te vetme por mund te bejne koalicione parazgjedhore per krijimin e nje nje qeverie te perbashket pas zgjedhjeve .
    Me koalicione parazgjedhore do perfitonin shume shushunja dhe element mafioz qe ne zonat e tyre bejne cubin . A mund te me thote njeri a ka kush ta largoje Tom Doshin me koalicione , sepse duhet thene qe te gjitha ato vota qe ai merr jane te tijat dhe jo te partise qe i huazuar siglen . Me koalicion , atij i duhen vetem 10 mije vota dhe e siguron pothuajse gjithmone . Ndersa po hyri i vetem atij dhe partise qe ai perfaqeson i duhen minimalisht 32 mije vota per prag 2% dhe 40 mije vota per prag 2.5% . Pra e ka pothuajse te pamundur . Hyrja me vete i bene edhe kryetaret e partive me te pergjegjshem si ne perzgjedhjen e kandidateve ashtu edhe ne punen e tyre te perditeshme dhe jo te jene shushunja duke u futur ne listat e partive aleate.

    P.S .Ne ligj duhet te jete qe partite qe nuk marrin dot per dy here rrjeshte minimalisht
    0.25% – 0.5 % te votave te ç’rregjistrohen .

  12. YMER GELBAZA KELLIRA ISH BY**LEPIRES I DOKTORIT,TANI BY**LEPIRES I PIKTORIT...NESER MUND TE JETE BY**LEPIRES I ABAZ DOKUT.. thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ISHTE VETEM BYTHLEPIRES I DOKTORIT,PASTAJ E SHQELMUAN ATA TE PS-sTE PAGUAR NGA EDI RAMA PER AT DOSJEN E KRISTAQ RAMES ME GREGUN,PASTAJ YMER GELBAZEN E SHQELMUAN KETA TE PD-s DHE IKU SI ZAGAR ME BISHT NDER SHALE TE PS-ja,,,MOS U BEFASONI SE JUR TE IK YMER GELBAZA KELLIRA TE FORMON NJE PARTI TE RE TE BYTHLEPIRESEVE DHE ZAGAREVE TE SHQIPËRISE PER INTERES TE ASTRIT PATOZIT

  13. Standardi i dyfishtë i dhëndrit miliarder që sillet me turne si “ambientalist”, u konfirmua me zaptimin e kompleksit sportiv “Partizani”, ku Malltezi ndërtoi pallate me vlerë prej 20 milionë eurosh.

    Teksa publikisht bënte sikur shqetësohej për plehrat, për incerneratorët, për betonizimin e qyteteve, privatisht i përkëdheluri Abi grabiste kompleksin sportiv “Partizani”.

    Për të mbledhur çdo qindarkë të mundshme të banorëve, ai ka hapur një kompani që do administrojë kompleksin 20 milionë euro me 17 pallate.

    Çdo banor i këtij kompleksi paguan 30 mijë lekë të vjetra në muaj për shërbime që nuk i marrin dhe “taksën” do ta mbledhë administratori i caktuar nga Abi, shkruan “gazetashqip”

  14. O lalaj nuk te vjen mire per dhendrin se dhe ty të ushqen me supe jamarberi keta bythqira I mbron more kopili lalaj,keta ta miratuan dhe ligjin per ju bythqirat e pd ne fund te karieres politike salihu ju a beri dhe kete dhurate qe ju te keni mundesi te qiheni sa me shume ne byth,mos harro dhe gazin e pd o lalaj qe na del dhe paemer

  15. Unë prisja që opozita jashtë parlamentit të ishte e prirur për hapje të listave dhe ndryshimin e sistemi. Basha e ka deklaruar disa herë publikisht këtë.

    Por, në fund u “surprizova”, sepse në tryezë nuk e mbështeti absolutisht. Nuk bënë asnjë propozim në lidhje me ndryshimin e sistemit.

    Marrëveshja kishte shumë pak elementë, fituan shumë pak gjëra, për të mos thënë asgjë dhe kjo është në koston e tyre .

    Për mua e vetmja rëndësi që kishte marëveshja është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rikthimin e PD dhe LSI në sistem”-deklaroi Rudina Hajdari.

  16. Bravo Andi I sakte dhe racional. Prapaskenat e Rames bien ere si gjithmone. Sa per opoziten e blere ne parlamente eshte pak te thuash plehra Sharre si ja rrit vleren

  17. PO — listave të hapura.
    PO — sistem proporcional kombetar
    PO — hyrjes se partive te vetem ne zgjedhje
    PO — pragut 1-2%
    PO — votimit elektronik
    PO — numerimit elektronik
    PO — statusit te nenpunsit civil
    PO — referendumeve
    PO — votimit te refugjateve
    PO — vetingut politik
    PO — stopimit te PPP-ve
    PO — stopimit te kompanive off shore
    PO — çdo ndryshimi qe eshte ne te mire te shqiptareve
    Ne kete menyre shkon haka tek i zoti , Boll quliaxhinjve partiak .

  18. Unë nuk kam ardhur këtu që të flas për tendera prapa dyerve. Reforma do të shkojë në Kuvend dhe atje do të shprehemi me votë. Nuk vij më në takime të tilla ku nuk diskutohen gjërat thelbësore por pazare. Ata po mundohen të fusin me ligj mënyrën e tenderimit” – tha Rudina Hajdari duke iu referuar partive PS, PD dhe LSI.

  19. çfarë mund të japë vetë Lulzim Basha, i cili qëkuse ka hyrë në politikë, ka vetem 7 vjet në opozitë.

    E në këto 7-vjet e çoi opozitën të protestojë me Stresin, Ujkun e Cërrikut, Lek Plepin, Linda Morinën.

    Të marrësh pushtetin është sakrificë. Duhet një sakrifice që ka rrisk. E kjo sakrificë i mungon sot opozitës.

    Lulzim Basha, Monika Kryemadhi duan pranë vetes njerëz të bindur, duan tipa made in Klevis Balliu, made in Ervin Salijani, made in Petrit Vasili etj etj.Ja bera te falat mamit te shtepia jote,ti kishe shkuar per supen e drekes te shqupi,me vete kisha dhe nje shpellkare qe e ta shkerdheu mire mamin para mbrapa larte e poshte u kenaq mamka o ti ores 11:04

  20. Kjo tregon se PD nuk ka problem KQZ-në, por ajo kërkon të tërhiqet nga marrëveshja, të krijojë një konflikt dhe pastaj ta ketë si alibi, ose për bojkotin e radhës, ose për humbjen e radhës.

    Dhe në këtë pike, Lulzm Basha është i vetmi kryetar partie, që para çdo palë zgjedhjesh, kujdeset se si të gjejë një arsyetim për humbjen, dhe jo si të gjejë një mënyrë të fitojë.

    Akoma më banale në këtë situatë është fakti që i vetmi debat real që PD po bën në Këshill, është beteja për tenderin e pajisjeve identifikuse biometrike

  21. Berja kaqe shume jehone e problemeve qe ka kerkuar opozita qe me kohe, e qe jane kundershtuar nga tufa e zuzareve parlamentare per zgjedhjet, sot po sulmohet opozita se gjoja nuk i dashka listat e hapura dhe se kets hajdutet profesioniste te votave e parave te qytetareve te afirmuar, dalin e akuzojne ate( opoziten), se nuk na i dashkan listst e hapura. Kjo eshte tymnaje, qe kerkojne te fshehin tinezite e aqe sa eshte bere mareveshja, e qe kerkojne qe ta kene perseri KQZne te dominuar me kuqalet e tyre, si der me sot, e qe dihet se si kane vepruar militantet. Opozita ka te metat e saja ne mefshtesi, por ne planet me votuesit, i ka treguar mese qartazi ne cdo takime, e analiza me qytetaret.Koalicioni i ka trembur rilindasit, pasi edhe ata e dine qe vete socialistet e ndershem nuk ua japin voten me nje kaste si keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *