• |
ide | kryesore

Barazim në Shkodër e gol i anulluar katastrofik: Kukësi shëtit, në Korcë nuk ka fitues për Europën

-Instant, F1, Sport



Nuk ka fitues në Shkodër, mes Vllaznisë e Bylis, Kukësi shkatërron Flamurtarin si mendohej, ndërsa në Korcë Europa mbetet e paqtë me barazimin 1-1 mes Skënderbeut e Lacit.

Vllaznia 2 – 2 Bylis
Bylis merr rezultatin e tretë pozitiv radhazi, me 2-2 e fiksuar në Loro Borici por që këtë herë i rri ngushtë. Skuadra e Dovedan dy herë në avantazh ka rezerva mbi golin e anulluar në minutën e 34 për një faull që Xhaja pa ndaj Markut, e që ndaloi Mozzone ti gëzohej një dygolëshi. Zogaj bllokoi me krah krosimin e Peposhit dhe Mëllugja tregoi ftohtësinë para Efremov, duke e spostuar me finesë portierin. Gabimet janë pjesë e pandashme e këtij rifillimi dhe Shkalla bën edhe më keq se Zogaj, duke i lënë topin Gurishtës që i pashqetësuar gjen finalizimin e duhur për ti bërë keq Hidit. Bylis bën padronin në Shkodër dhe me Mozzone mposhti Efremov, në një asist të Qardakut në minutën e 67. Vllaznia nuk hoqi dorë nga ndeshja dhe kombinimi fitues erdhi në të 84 ku Lika e Sidorenko coroditën gjithë repartin, përpara se moldavi të thyente Hidin, duke qendruar një pikë distancë në renditje.

Skënderbeu 1 – 1 Laçi
Eruopa ka mbetur në vend numëro. Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Skënderbeut dhe Laçit. Një rezultat pozitiv për skuadrën e Cungut në transfertë, ndërsa Daja pas humbjes në kupë ndalon edhe serinë e fitoreve në kampionat. Avantazhi i kurbinasve pas golit të realizuar nga Shehu me 11-metërsh, mbeti në fuqi deri dy minuta nga fundi, kur Krasniqi shpëtoi skuadrën korçare nga humbja.

Kukësi 4 – 1 Flamurtari
Nuk duhej të kishte problem për Kukësin, në sfidën me Flamurtarin e vendit të fundit dhe ashtu ndodhi. Verilindorët triumfuan me rezultatin 4-1, kundër një skuadre të dorëzuar dhe pa motiv. Tre golëshi i Shkurtajt dhe Abazajt, i kanë dhanë një fitore shumë të rëndësishme Kukësit, që tani pret të përfitojë nga një ndalesë e mundshme e Tiranës ndaj Teutës. Golin e ngushëllimit për Flamurtarin e shënoi Hoxhaj, në minutën e 48, por që nuk mund të ndryshonte dot fatet e lojës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *