• |
ide | kryesore

Bllokohen Fan Page të Kobe dhe Gigi

-Instant, Paparazzi, Slider



Janë bërë pothuajse gjashtë muaj që kur basketbollisti Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, kanë ndërruar jetë. Tashmë, anëtarët e tjerë të familjes janë duke njoftuar për të rejat, teksa theksojnë se po mundohen të ecin përpara. Në një postim në rrjetin social Instagram, Vannesa Bryant ka informuar ndjekësit, se ajo dhe vajza e saj kanëbllokuar profilet e të ndjerëve dhe faqet e fansave. Ajo kishte shpjeguar se i është dashur që të bllokojë profilet e Kobe dhe Gianna në rrjetet sociale, pasi fotografitë e tyre po i bëjnë të ndihen në siklet.

“Faleminderit për të gjithë dashurinë. Natalia dhe unë, fatkeqësish kemi bllokuar profilet, sepse ka qenë e vështirë të jemi në rrjete sociale dhe të shohim në mënyrë konstante fotografitë e më të dashurve tanë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se në moshën 41 vjeçare, Kobe së bashku me Gigi, 13 vjeçare, humbën jetën në një aksident me helikopter së bashku me shtatë njerëz të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *