• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore deklaroi se palët kanë gjetur dakordësi për dy nga kërkesat, që është identifikimi biometrik si dhe financimin e partive. Pak pas përfundimit të mbledhjes, demokrati theksoi se me këto ndryshime, kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura. Ai tha mes të tjerash se nesër do të mblidhet sërish Këshilli Politik, ku do të ketë diskutime për çështjet e hapura.

“Diskutuam dy çështje të rëndësishme, identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik si dhe financimin e partive politike. Sot diskutojmë për të gjetur garancitë dhe ajo që do të sjellë në draftin përfundimtar është identifikimi biometrik, që do të jetë në të gjitha qendrat e votimit. Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura. Çështja e dytë është financimi i partive politike. Sot ramë dakord për paketën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore.

Ne kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për fushatën. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve, ku 3-fshi do të jete vetëm 3-fishi i financimit publik. Sot partitë kanë të drejtë të shpenzojnë 10-fishin e parave që marrin nga privati. Nesër Këshilli Politik mblidhet sërish për çështje që janë të hapura”,- tha Bylykbashi.



3 Comments

  1. Standardi i dyfishtë i dhëndrit miliarder që sillet me turne si “ambientalist”, u konfirmua me zaptimin e kompleksit sportiv “Partizani”, ku Malltezi ndërtoi pallate me vlerë prej 20 milionë eurosh.

    Teksa publikisht bënte sikur shqetësohej për plehrat, për incerneratorët, për betonizimin e qyteteve, privatisht i përkëdheluri Abi grabiste kompleksin sportiv “Partizani”.

    Për të mbledhur çdo qindarkë të mundshme të banorëve, ai ka hapur një kompani që do administrojë kompleksin 20 milionë euro me 17 pallate.

    Çdo banor i këtij kompleksi paguan 30 mijë lekë të vjetra në muaj për shërbime që nuk i marrin dhe “taksën” do ta mbledhë administratori i caktuar nga Abi, shkruan “gazetashqip”

  2. hahahahahahahah shiko fytyren e Petraq Vasilit …….fiks neper filma kur duan te nxjerrin nje personazh negativ tinzar.. petro aktor i mire je. ce do qe te kane dhen role te keqija

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *