• |
ide | kryesore

Çfarë pritet nga bashkëpunimi i Kidës dhe Mozzik

-Instant, Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë ata dhanë disa sinjale se hiti i ri i verës 2020 do të jetë i tyre!
Dhe Mozzik me Kidën duket se e kanë gati hitin e tyre dhe sot janë zbuluar edhe disa detaje të reja.

Kështu, titulli i këngës do të jetë “Kërkun” dhe kjo është zbuluar pas një fotoje të albumit të ri të Mozzik, ku renditet edhe bashkëpunimi me Kidën.

Mozzik shprehet në postimin e fundit se albumi del më 31 korrik, por nuk e dimë sa duhet të presim për projektin me Kidën. Deri në atë datë do të dalin 3 këngë të reja.

Nëse kërkon online për këngën e re, thuhet se “Kerkun” është një këngë e re, e shtuar kohët e fundit në arkivin e këngëve të kënduara nga Mozzik & Kida. Por fansat ende po presin për një datë.
Bashkëpunimi i fundit i dy këngëtarëve mban titullin “Premtimet” dhe ishte një ndër këngët më të suksesshme të tregut shqiptar me mbi 49 mln klikime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *