• |
ide | kryesore

Flet Pipero: Çfarë duhet të bëni tani që u rritën rastet me koronavirus

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero thotë se çerdhet nuk duhen mbyllur për faktin se aty del një rast pozitiv me Covid-19. Duke iu referuar lajmit të mbylljes së çerdhes nr.16 në ish-Bllok për shkak se një edukatore ka rezultuar me koronavirus, Pipero tha se fëmijët janë pak ose aspak të rrezikuar.

“Mund të dalë një rast në çerdhe, por nuk duhet të nxitohemi për ta mbyllur çerdhen. Ne duhet të respektojmë protokollin dhe të vazhdojmë jetën. Nuk është zgjidhje mbyllja e çerdheve. Nëse respektohen protokollet, nuk duhet pasur frikë për një rast pozitiv.

Mund të jetë një rast pozitiv asimptomatik, mjafton një maskë për të qenë i sigurt. Rasti duhet të qëndrojë në shtëpi, kontakti i tij i afërt duhet mbajtur në monitorim 7-10 ditë, por kaq. Edhe Bashkia e Durrësit u mbyll për dy persona pozitivë. Nuk duhet vepruar kështu” – tha Pipero sipas të cilit nuk ka vend për panik.

“Virusi më parë ishte krejtësisht i panjohur për ne. Tani që jemi hapur ka më shumë mundësi kontakti dhe infektimi. Rastet pozitive nuk na trembin, por janë një thirrje për kujdes nga ana e mjekëve, qytetarëve dhe punëdhënësve që të respektojnë protokollet. Duhet distancë fizike dhe maskë atje ku është e nevojshme. Numri i shtuar i rasteve është apel për kujdes, jo për panik”, – theksoi mjeku infeksionist.

Në lidhje me rastet e shumta të regjistruara në QSUT, Pipero u shpreh se është mjaft e vështirë që spitalet e mëdha të shpëtojnë, pasi ekspozimi është i gjatë dhe jo të gjithë pacientët mund të diagnostikohen.

Sipas Piperos, edhe turistët e huaj nuk përbëjnë rrezik.

“E vetmja mundësi që kemi është që t’i masim temperaturën. Duhet të mirëpresim disa çartera me turistë, jo vetëm një. Sigurisht, duhet parë situata epidemiologjike në vendin nga vijnë, por ju garantoj se turistët që vijnë janë të shëndetshëm.

Nuk duhet të kemi frikë në këtë periudhë. Mjafton distanca dhe maska atje ku nuk ruajmë dot distancën 1 metër e gjysmë. Të vetmit që duhet të kenë më shumë kujdes janë moshat e vjetra dhe të sëmurët kronikë”, – tha Pipero në A2.



15 Comments

  1. ore z.Pipero do flasesh si mjek ti apo do vazhdosh te besh politike!!
    e kupton ti cfare flet apo jo?
    turp duhet te kene keta qe intervistojne ju qe jeni dyst nga profesioni

  2. KY PIPERO DHE YMER GELBAZA KELLIRA JANE TAMAM SI ME DAL NGA E NJEJTA .BY…TH…..SHIKOJA SURRATIN E SHEMTUAR

  3. Ne konfuzionin total te Qeverise dhe Piperos bashke , mesazhi qe percillet eshte i qarte :

    Njerez ruani veten, se Qeveria ka ca PPP per te mbyllur …

  4. Ky burri bibero- n thote cdo dite ndonje genjeshter nuk eshte me doktor i ziu ben biznes me ne. Ka depo farmaceutike dhe lobon qe te fuse ndonje ilac , pae thoni ju , nje ilac i ri ne treg dhe bibero- ni fiton sa kapteri nga peqini . Lere mjeksin o biberon se ti nuk je doktor je matrapaz ne biznesin e medikamenteve.

  5. Ky duket nga forma e kokes dhe surrati se c’nivel ka si mjek?
    Mjere mjekesia e ketij vendi ku eshte katandisur?
    Shfrytezon pandemine qe te fitoje pak publicitet per deputet ne zgjedhjet e ardhshme, po fiton pike sic duket me Rilindjen?! Se dhe kur punonte ne ministri e ndriti, vetem te tenderat e kishte mendjen, ate di mire ky te bej, pas si mjek eshte turpi i ketij profesioni.

  6. Per ta parandaluar do ti bie damianit me dore, se keshtu thone mjeket, mos duht te marr leje? O pipi, po bythqir do te vdesesh? Deri ne fund, deri sa te dale fryma e fundit nga bytha? Ha nje luge corbe dhe vjell tere jeten.

  7. keta duhet te ishin duke u hetuar tani per demin nen “panikun” fake qe perhapen qellimisht nga i pari i ketij vendi e deri te i fundit. po ketu kemi nje prokurori dhe gjykata e polici tejet te korruptuara….ndaj keta birbilojn neper fb. e tw.

  8. Vini maskat edhe kur te shkruani keto komente. Mbroni veten dhe familjen qe te mos shkoni ti luteni Piperos t’ju shpetoj pastaj. Covid-19 nuk njeh kush eshte majtas apo djathtas.

    1. Edhe sikur ti lutesh, nuk te ndihmon pa e paguar kripur..e me para ne dore nuk shkon te piperua njeri, se ka plot me te mire..ca si ti qe duan te shohi televizor ne apital i lepijne b***”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *