• |
ide | kryesore

Humbja e parë e Egbo: Tirana mposhtet pas 17 ndeshjesh, vihet në lëvizje skenari i Kukësit

-Instant, F1, Sport



“Jemi 6 pikë larg Tiranës” deklaroi para zhvillimit të kësaj jave Rrahman Hallaci (edhe pse ishin 9), duke e konsideruar të fituar përballjen direkte e ardhshme mes Kukësit e bardhebluve. Vetëm se tani diferenca është vërtetë 6 dhe me llogaritë e bluve duhet të jenë 3. Kampionat i hapur apo jo mbetet për tu parë, ajo që përbën lajm është rrëzimi i Tiranës për herë të parë që kur Emanuel Egbo u ul në pankinën kryeqytetase: pas gjashtë muajsh e 17 ndeshjes, nga të cilat 15 fitore e një barazim, mes kampionatit e Kupës.

Transferta e Niko Dovanës ishte konsideruar nga Kukësi pika ku Tirana mund të ndalej dhe ndoshi pikërisht kështu. Skuadra e Edi Martinit, nisi nga 45 minutat e dyta të ndeshjes me Vllazninë në Kupë ku rikuperoi dy gola dhe dominoi fushën, duke kërkuar më me bindje fitoren. Emiljano Vila shënoi një gol spektakolar në minutën e 26, duke mos i lënë asnjë mundësi Likës. Teuta mund të kishte dyfishuar rezultatin me Hebaj (silura e shkodranit u përplas në shtyllë), por mund të shihte fitore ti ikte nga duart, kur Frashëri duhet të bëjë mrekullinë përballë Kale.

Bardheblutë humbjen e fundit e kishin pësuar në 7 dhjetor 2019, në atë humbje 1-3 ndaj Kukësit, por tani dalin të mundur nga Niko Dovana, duke e ndjerë dihatjen e kuksianëve. Për Teutën Europa është më parë dhe 44 pikët, dy larg Lacit, e bindin Martinin se mund tia dalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *