• |
ide | kryesore

Kate dhe William, të vëzhguar nga mbretëresha

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi William dhe dukesha Kate Middleton janë nën vëzhgim nga mbretëresha. Kjo e fundit i ka sytë mbi ta, për t’u siguruar që po sillen siç duhet dhe s’po bëjnë asnjë veprim që mund të ndikojë tek reputacioni i monarkisë. Të paktën kështu është shprehur autori i mbretërisë, Tom Quinn.

Një mbikqyrje e tillë për çiftin, vjen pasi mbretërorët e vjetër janë në ankth dhe duan të sigurohen që William dhe Kate nuk do të bëjnë gabimet që mbretërorët e rinj kanë bërë në të shkuarën. Eshtë e paqartë, për kë shkon ky referim, por nëse keni parë serialin The Crown, e dini që gjeneratat e reja të mbretërorëve kanë shfaqur gjithnjë shenja rebelizmi. “Mbretëresha dhe Duka do të jenë duke vëzhguar me shumë kujdes sepse nuk do që gjërat të shkojnë siç shkuan dikur falë mbretërorëve të rinj.” E gjithë vëmendja është mbi çiftin mbretëror, duke qenë se William do të jetë mbreti i ardhshëm pas princit Charles dhe askush s’do të donte një tjetër të papritur në atë familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *