• |
ide | kryesore

Kulisat/ Si po luan Rama me “listën Murrizi”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sa më shumë ditë kalojnë aq më e hapur bëhet loja e Ed Ramës për përdorimin e figurinave të opozitës së re si masha për të penguar koalicionet zgjedhore në garën e ardhshme elektorale.  Ai i ka shtuar edhe dy të besuar të vet listës Murrizi që kërkon ndryshim kushtetuese për lista të hapura, pengimin e koalicioeve dhe vendosjen e një pragu kombëtar 5% që ti mundësojë partive të vogla të hyjnë në parlament.

Këto propozime i ka firmosur sot deputetja e PS, Elena Xhina, e cila më herët ka qenë pjesë e PDIU. Akoma dhe më shumë e përforcon idenë se një lojë po luhet në kulisa nënshkrimi i Lefter Kokës, ish-ministër i qeverisë Rama 1, nga LSI, por që nuk iu bind vendimit të kësaj partie për të dejegur mandatet.

Të dy këta deputetë, që gjithmonë kanë votuar si mazhoranca u ofruan prej saj, pasi listës me 29  firmëtarë të Murrizit iu larguan dy ballistët, Besnik Troplini dhe Artur Roshi.  Po ashtu i gatshëm duket se është edhe socialisti Adnor Shameti, i cili e ka shprehur hapur “opinionin e tij”, se koalicionet lejojnë futjen në kuvend të figurave të krimit, dhe pikërisht për këtë duhen shmangur.

Në 10 qershor kryeministri Rama i dha vetë zë këtyre kërkesave të opozitës së re duke thënë se i mirkuptonte ato, gjatë një takimi dy orësh me përfaqësuesit e saj pas të cilët ai tha se tentoi më kot ti bindte që të mos bllokonin në parlament marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.

Që prej vitit 2017, PS e cila nuk ka koalicion me asnjë parti tjetër, rreket që edhe opozita reale e kryesuar nga PD- LSI të mos futet në zgjedhje me kooalicion. Pas marrëveshjes së 2017 me Bashën ai e arriti këtë dhe në zgjedhjet e atij viti ky qe një nga shkaqet e shumta që e nxorën PS fituese. Të njëjtën skemë po mundohet të përsërisë kryeministri sërish por këtë herë duke përdorur opozitën fallco dhe jo atë reale. 

Lexo me tej:

Andi Bushati: PO listave të hapura, JO lojrave të Ramës

Pas nënshkrimit të marëveshjes së Këshillit politik mes PS, PD, LSI opozita parlamentare po e kushtëzon votimin e reformës zgjedhore duke propozuar një projektligj për ndryshime kushtetuese.

Në atë draft (shiko poshtë), opozita e re kërkon lista të hapura të kandidatëve, një prag prej 5% të votave, që forcat politike duhet të marrin, para se të përfitojnë mandate parlamentare, si dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur deri tani qëndrimin se kërkesat e tyre “janë legjitime pasi mbështeten edhe nga një pjesë e qytetarëve” dhe me sa duket për tua forcuar këtë legjitimitet po u jep edhe deputetë me qera.

©Lapsi.al

 

Drafti me tre kërkesat e opozitës parlamentare

 

Neni 1

Neni 64 ndryshohet si vijon:

“1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

2. Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumëemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.”

Neni 2

Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon:

“1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.”

 



22 Comments

  1. po mire o lapsi, mire qe luan Rama me keta te opozites parlamentare, po Basha qe i ka vene ne lista a ka luajtur ndonje cik apo jo? Po mos harrojme qe ata aty perfaqesojne PD dhe LSI, asnje subjekt tjeter pervec ketyre dy partive se ngjan sikur harroni apo e keni bezdi ta thoni se nga kush jan vene aty.

  2. MURRIZI KLUSH I RRAHUR QE STE HA QEN KY LAPANJOZ KY DUHET TE ISHTE PUSHKATUAR JO INTERRNUAR I KA NJUHUR ENVERI KETA LAPANJOZA SE PO TE JENE TE LIRE BEJNE PAZARE NE KURRIZ TE TE TJERVE MOR QEN BIR QENI SE JE ATY DHE ME VOTEN TIME MOR…………………………

  3. Në këtë kërkesë renditen 3 prova të reja, të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilat kërkohen të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

    Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike.

    Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë.

    Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.Deputetet e bashes dhe idrizit shkullaku ja fut rames,kjo eshte per te qeshur,keta shpellkare shajne murrizin hajde lajm gallate ky shkullak kujton se e ha sapunin per djath ky popull

  4. zografi eshte ne te drejten e vet te poshterise , po me i ndyri eshte lymi qe e beri pd-ja njeri dhe po peshtyn te pjata qe ka ngrene gjithe jeten

  5. Lojrat me Murrot do vazhdojne deri diten e zgjedhjeve. Nga ajo dite pastaj Murrove i mbetet vetem ti japin uje qenve…

  6. Po pse i vini verdall Murrizi ka qene bashkepronar me Adnor shametin te universiteti Justiniani I, dhe po bene ate qe i kerkon adnori qe eshte xholi i Turit te Lymi nga kulari. I ziu murrizi e ka te veshtire te beje loje te nivelit te lart, fshatar nga sulzotaj qe arrit te behej n/ kryeka… parlamenti., aq sa filmoj veten pa rrip ne makin dhe i thoshte policit pse me ndalon …. te tjerat i kuptoni vet

  7. E rendesishme eshte ndryshimi i sistemit , te tjerat rregullohen nepermjet debateve dhe ideve te te gjitha partive ne tryeza te rrumbullakta . Por problemi i ndryshimit te sistemit nuk mund te jete i veçuar , ai eshte me kompleks se kaq . Ky ndryshimi sistemi duhet te vije i bashkangjitur edhe me votimin dhe numerimin elektronik . Votimi elektronik bene te mundur identifikimin e menjehershem te votuesve dhe nuk lejon qe nje votues te votoje per te tjere apo me keq te votoje me shume se nje here . ndersa numerimi elektronik bene te mundur nje here e pergjithmone depolitizimin e zgjedhjeve .

    Problemi i vetem eshte pragu dhehyrja ne zgjedhje me koalicione parazgjedhore apo pas zgjedhore . Une mendoj se pragu 5% eshte teper i lart dhe kjo me bene mua te dyshoj se keta deputet po perdoren nga dikush tjeter . A e dine keta se 5% eshte e barabart minimalisht me 80 mije vota? Une nuk besoj se eshte kerkese e tyre sepse keshtu keta vulosin humbjen e sigurt me duart e tyre . Me kete prag as PDIU dhe as PR nuk hyjne dot dhe jo me keta apo partite e sapo krjuara . Kjo eshte nje loje e piset e te gjatit tone , ai kerkon qe genshtenjat ti nxjerre nga zjarri me duart e ketyre deputeteve qe ne rastin konkret jane treguar teper naiv .
    Pragu 2-2.5% do ishte ideali per ti dhene fryme edhe partive te vogla por edhe atyre te sapo krijuara . Une jam per prag akoma edhe me te vogel por kjo eshte çeshtje diskutimi dhe me shume i takon profesionisteve te vendosin . Por para se te flasim per prag duhet caktuar nese do kete apo jo koalicione para zgjedhjeve ? Per sa i perket koalicioneve , edhe ketu ha shume diskutim dhe i takon partive dhe ne veçanti profesionisteve te vertete qe te merren me kete pune kaq delikate dhe te nderlikuar .

    Une e kam shprehur edhe ne nje shkrim tjeter mendimin tim . Une mendoj se partite duhet te garojne te vetme por mund te bejne koalicione parazgjedhore per krijimin e nje nje qeverie te perbashket pas zgjedhjeve .
    Me koalicione parazgjedhore do perfitonin shume shushunja dhe element mafioz qe ne zonat e tyre bejne cubin dhe jane te pathyeshem . A mund te me thote njeri a ka kush ta largoje Tom Doshin me koalicione ? Sepse duhet thene edhe ca te verteta , duhet thene qe te gjitha ato vota qe ai merr jane te tijat dhe jo te partise te ciles i ka huazuar siglen . Me koalicion , atij i duhen vetem 10 mije vota dhe e siguron pothuajse gjithmone . Ndersa po hyri i vetem atij dhe partise qe ai perfaqeson i duhen minimalisht 32 mije vota per prag 2% dhe 40 mije vota per prag 2.5% . Pra e ka pothuajse te pamundur ose te pakten ja veshtireson shume mundesine e fitimit . Hyrja me vete i bene edhe kryetaret e partive me te pergjegjshem si ne perzgjedhjen e kandidateve ashtu edhe ne punen e tyre te perditeshme me elektoratin .

    P.S .Ne ligj duhet te jete qe partite qe nuk marrin dot per dy here rrjeshte minimalisht
    0.25% – 0.5 % te votave te ç’rregjistrohen .

  8. Standardi i dyfishtë i dhëndrit miliarder që sillet me turne si “ambientalist”, u konfirmua me zaptimin e kompleksit sportiv “Partizani”, ku Malltezi ndërtoi pallate me vlerë prej 20 milionë eurosh.

    Teksa publikisht bënte sikur shqetësohej për plehrat, për incerneratorët, për betonizimin e qyteteve, privatisht i përkëdheluri Abi grabiste kompleksin sportiv “Partizani”.

    Për të mbledhur çdo qindarkë të mundshme të banorëve, ai ka hapur një kompani që do administrojë kompleksin 20 milionë euro me 17 pallate.

    Çdo banor i këtij kompleksi paguan 30 mijë lekë të vjetra në muaj për shërbime që nuk i marrin dhe “taksën” do ta mbledhë administratori i caktuar nga Abi, shkruan “gazetashqip”

  9. ca do te behet nje gje eshte e qarte , moterqiret e PeDes nuk vine ne pushtet per nja 20 vjet vetem bejne gam gam ketu te Lapsi i thym

  10. Ore murrizi qe ju po e shani a ka qene ky kryetar i pd se lushnjes per nja 20 vjet kar rrotakari jeni ju shpellkare e cecen qe nuk mereni me salihun e lulushin qe e cuan pd njelloj si partine e namik hotit mikut te salihut,por mereni me murrizin qe po ben llogarite e veta me politiken,ky nuk eshte krim,po roshi kryetari i ballit kombetar nje nga drejtoret e bashes ky per ju eshte nje bythqire i mire o shpellkare

  11. Unë prisja që opozita jashtë parlamentit të ishte e prirur për hapje të listave dhe ndryshimin e sistemi. Basha e ka deklaruar disa herë publikisht këtë.

    Por, në fund u “surprizova”, sepse në tryezë nuk e mbështeti absolutisht. Nuk bënë asnjë propozim në lidhje me ndryshimin e sistemit.

    Marrëveshja kishte shumë pak elementë, fituan shumë pak gjëra, për të mos thënë asgjë dhe kjo është në koston e tyre .

    Për mua e vetmja rëndësi që kishte marëveshja është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rikthimin e PD dhe LSI në sistem”-deklaroi Rudina Hajdari.

  12. Shikon dhe lexon shkrimet vetem dy tre vete flasin per temen te tjeret vetem idiotesira dhe jane komplet jasht teme . Çkuptim ka ? Flisni o njerez dhe jepni mendimet tuaja ashtu si i perceptoni por te pakten flisni per temen ne fjale qe eshte shume e rendesishme sepse nga keto ndryshime varet fati i vendit , i juaji dhe i femijeve tuaj .
    Une jam per ndryshime te thella kushtetuese.
    – Sistem proporcional me lista te hapura(me ose pa koalicione le ta vendosin vete)
    – Votim elektronik
    -Numerim elektronik
    – Qeveri tranzitore
    -Votim emigrantesh
    -Zbatim te statusit te nenpunsit civil
    – Financim nga shteti dhe fushate pa reklama
    – Veting politik …dhe shume ndryshime te tjera

  13. Shko te lulushi qe eshte jashte sistemit,por shkerdhata ram po e fut me zorr kete loqen lulush ne sistem por arbi lufto me tezat e bashes se do vij dite te fitosh ndonje pjat supe

    1. KUR BENI MORAL EDHE JU PIDHMOTRAT KUQALASH MOS NGELT KAR NE KOM . O JU QIFSHA ROPT JU DHE RILINDJES O PUTANE PA DINJITET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *