• |
ide | kryesore

Napoli-Juve, sfida brenda sfidës: Sarri luan shumë, Gattuso do trofeun e parë

-Instant, Sport



Kanë kaluar gati 5 muaj nga ai 26 janar, mbrëmja kur Juventus dilte nga San Paolo me kokë ulur pas humbjes së tretë sezonale. Një rikthim për tu harruar për Sarri, asnjëherë i dashur vërtetë për tifozët bardhezinj pikërisht për atë të kaluar e një raport ta pamohuar kurrë. Fjalët e afeksionit pas ndeshjes (“nëse duhet të humbas më mirë ta bëj këtu”) nuk bënë gjë tjetër vecse e përkeqësuan raportin. Në janar Sarri kryqëzohej për zgjedhjen e tredhëmbëshit të rëndë (Dybala-Higuain-Ronaldo) përvec një mungesë loje të qartë, fluide e identifikuese.

Nga atëherë kanë ndodhur shumë gjëra por dyshimet se cila është Juventusi i vërtetë mbeten. Mjafton të mendosh për ndeshjet e fundit bardhezi para Covid (Lion e Inter) për të vlerësuar paqendrueshmërinë e një loje ende pak të qartë. Edhe në ndeshjen e rinisjes, atë kundër Milan, janë shfaqur problemet e vjetra ato të lidhura me vështirësitë për të gjetur portën kundërshtare.

Napoli është skuadra më e keqe për tu përballur kur kërkon “të bësh” lojën. Gattuso, e tregoi edhe kundër Inter në gjysëmfinale, i kërkon anësorëve të tij të ulen në linjën e mesfushës, duke krijuar një dendësi vështirë të kalueshme në 40 metrat e fundit. Presingu i lartë është ulur në minimum, i besohet më shumë agresionit në gjysëmfushën e tij për të nisur përmbysje fronti, që janë vrastarë për kundërshtarët që nuk janë të kujdesshëm.

Sarri është i orientuar të përsërisë zgjedhjet e gjysëmfinales me një tredhëmbësh të lëvizshëm në të cilin Cristiano do të bëjë qendërsulmuesin e Dybala e Douglas Costa të kërkojnë pozicionin më të leverdisshëm. Më shumë se veprimet e tyre, të cilëve i është dhënë liri në 30 metrat e fundit, Sarrit i intereson nisja e zhvillimi i lojës që gjen, ndonjëherë, limitin e një regjisti si Pjanic. Nga këtu lind idea e Sarrit për ti dhënë rolin e organizatorit Bentancur, si në pjesën e dytë kundër Milan. E sigurtë është se Sarri e Gattuso luajnë shumë edhe në nivel personal, në një finale të gjithën për ta shijuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *