• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori indian

-Instant, Paparazzi, Slider



Sushant Singh Rajput ka ndërruar jetë papritur në moshën 34-vjeçare. Aktori i Bollywood-it u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Mumbai ditën e sotme. Agjensia e lajmeve “Press Trust India” tha se shkaku i vdekjes mendohet të jetë vetëvrasja. Megjithatë autoritetet kanë nisur një hetim për ta konfirmuar këtë.

Rajput ishte i njohur për rolin e tij në serialin indian të Zee Tv “Patriva Rishta”, për të cilin ishte vlerësuar edhe me disa çmime. Po ashtu ai ishte protagonist i filmit “Dil Bechara”, version hindi i filmit të Hollywood “The Fault is Our Stars”. Debutimin në kinema aktori indian e bëri në vitin 2013, në projektin “Kai Po Che!”

Ai po ashtu ka pasur role kryesore në filmat e suksesshëm “Detective Byomkesh Bakshy” dhe “PK and MS Dhoni: The Untold Story”. Në postimin e tij të fundit në Instagram, ai ndau me 10.7 milionë ndjekësit e tij, një foto të nënës e cila ka ndërruar jetë vite më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *