• |
ide | kryesore

Pandemia e Covid, ndërrojnë jetë 5 pacientë në Maqedoninë e Veriut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 841 teste ndërsa janë regjistruar 103 raste të reja me Covid-19. Konkretisht në Shkup-46, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë -17, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Strumicë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Resnjë-6.

Ndërkohë që kanë ndërruar jetë 5 persona dhe atë: një pacientë nga Kumanova i moshës 80 vjeçe, një nga Shkupi i moshës 74 vjeçe. Në 8 shtatori gjithashtu kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi, njëra e moshës 73 vjeçe dhe tjetra e moshës 45 vjeçe. Ka ndërruar jetë edhe një pacientë në Spitalin e Tetovës i moshës 65 vjeçe, duke çuar kështu numrin e të vdekurve nga Covid-19 në 24 orët e fundit në 5 pacientë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 13 pacientë, Shkup-13, Tetovë-2 dhe një në Prilep.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *