• |
ide | kryesore

Premier League frikësohet: një pozitiv me Covid tek Norwich, ditën që luajti kundër Tottenham

-Instant, Sport



Një lojtar i Norwich City është një nga dy personat e rezultuar pozitiv me Koronavirus pas raundit të fundit prej 1.200 testesh në prag të rinisjes së Premier League. Testet janë zhvilluar të enjten e të premten e pikërisht atë ditë Norëich ka luajtur një miqësore në Tottenham Hotspur Stadium, në të cilën ka mundur skuadrën e Mourinhos, që është shqetësuar nga ky pozitivitet i shfaqur. E megjithatë, skuadra e Mourinhos ka konfirmuar se nuk ka asnjë lojtar pozitiv në teste e ka shpjeguar se lojtari i Norwich nuk “ka patur kontakte të afërta” me skuadrën e tij.

Lojtari, të cilit nuk i është bërë publik emri, tani do të izolohet për shtatë ditë. Premier League do të rifillojë me dyer të mbyllura në 17 qershor e Norwich, i fundi në klasifikim, do të debutojë kundër Southampton të premten në 19 qershor. Në total janë 16 rastet pozitive në 8.687 teste të kryera mes klubeve të Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *