• |
ide | kryesore

Reforma zgjedhore, përfundon mbledhja e Këshillit Politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka mbaruar pas dy orësh mbledhja e Këshillit Politik e nisur në orën 17:00. Mësohet se Këshilli Politik do të takohet sërish nesër për të diskutuar amendimet e ekspertëve për Kodin e ri Zgjedhor.

Marrëveshja e arritur para pak ditësh në Këshillin Politik tashmë ka disa çështje të cilat po dakordësohen mes palëve. Të katër anëtarët e Këshillit politik kanë në tryezë tashmë draftin e punuar nga të gjithë ekspertët me pikat e dakordësuara.

Ndër çështjet e para për të cilat nuk kanë pasur konsensus, financimit të partive, ku palët duhet të bien dakord se sa duhet të jetë përqindja nga buxheti i shtetit për partisë, si në kohë fushate, po ashtu edhe në kohë normale, si dhe sa do të jetë raporti mes financimi privat dhe shtetëror.

Po ashtu, në dy nivelet e KQZ-së, Komisioni Rregullator dhe Ankimor, pritet që në njërin prej tyre opozita do të jetë shumicën e anëtarëve, 3 opozita dhe 2 mazhoranca.

Një çështje që ka mbetur pezull nga ekspertët është sesi do të futen në sistem PD dhe LSI, pasi duhet të shkruhen në Kod, duke qenë jashtë sistemit.

Ndërkohë, deputetët e opozitës parlamentare që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe miratimin e saj, kanë depozituar në Kuvend në projektligj për ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem proporcional rajonal me lista të hapur, një prag prej 5% me të gjitha votat në rang vendi dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, pikë kjo e kërkuar edhe nga PS.

Pas diskutimeve, pritet që të dilet me një draft të plotë që do t’i shkojë komisionit për reformën zgjedhore dhe më pas të miratohet në Kuvend me 84 vota.



3 Comments

  1. Standardi i dyfishtë i dhëndrit miliarder që sillet me turne si “ambientalist”, u konfirmua me zaptimin e kompleksit sportiv “Partizani”, ku Malltezi ndërtoi pallate me vlerë prej 20 milionë eurosh.

    Teksa publikisht bënte sikur shqetësohej për plehrat, për incerneratorët, për betonizimin e qyteteve, privatisht i përkëdheluri Abi grabiste kompleksin sportiv “Partizani”.

    Për të mbledhur çdo qindarkë të mundshme të banorëve, ai ka hapur një kompani që do administrojë kompleksin 20 milionë euro me 17 pallate.

    Çdo banor i këtij kompleksi paguan 30 mijë lekë të vjetra në muaj për shërbime që nuk i marrin dhe “taksën” do ta mbledhë administratori i caktuar nga Abi, shkruan “gazetashqip”

  2. Po rudina cfare do aty ajo firmos diten dhe nuk e voton naten , cfare kuptimi ka qndrimi i saj ne keshillin politik kur ajo nuk do ta votoj ate, cfare lloj politikan jane keta te sojit te saj nje zot e di , por lymi do ta fusi o rudi e ka zanat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *