• |
ide | kryesore

“Sarri më tradhëtoi vetëm për para”: De Laurentiis ndez finalen me Juventus

-Instant, Sport



Plaga është ende e hapur. Ja përse, në prag të finales së Kupës së Italisë të mërkurën në mbrëmje në Olimpico kundër Juventus, presidenti i Napoli Aurelio De Laurentiis kthehet të shigjetojë ish-teknikun e tij Maurizio Sarri, duke ndezur sfidën: “Më tradhëtoi me justifikimin më vulgar, atë të parave – ka rrëfyer në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’ – Do ta kisha dashur unë e ai u largua me atë justifikim”.

Ndarja mes teknikut e atij Napoli që me lojën e tij kishte magjepsur Italinë e Europën, nuk është kaluar ende nga numri 1 i klubit, që kujton atë drekë shkurti në Toskana ku asgjë nuk të bënte të mendojë një divorc: “Më coi deri në ditën që parapriu ndeshjen e fundit, duke krijuar shqetësim e paqartësi në shoqëri”.

Ato tre sezone janë të paharrueshme dhe është e meritë e zgjedhjes, sepse nuk mjafton vetëm një interpretues i aftë, duhet një bashkësi përbërësish: “Sarri? Kur e zgjodha mbushën qytetin me parrulla kundër meje“, ka shtuar De Laurentiis.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *