• |
ide | kryesore

Tolgahan reagon për lajmet rreth Almedës

-Instant, Paparazzi, Slider



Tolgahan Sayisman, është parë dy ditë më parë duke dalë nga një sallon për meshkuj në Etiler. I ndjekur nga paparacët, Sayisman nuk u shpëtoi pyetjeve të gazetarëve edhe për bashkëshorten e tij, Almeda Abazi. Sipas disa lajmeve të mediave turke, çifti kanë pasur probleme me martesën gjatë periudhës së karantinës, por Tolga këtë e ka mohuar kategorikisht.

Duke hedhur poshtë këto pretendime, ai tha: “Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Pas ardhjes së Efehan, nuk e kam kuptuar si ka kaluar koha. Madje, këta dy muaj e gjysmë kanë kaluar shumë shpejt për mua”.

Aktori shtoi se tashmë që kanë nisur lëvizjet lehtësuese, edhe ata kanë filluar të dalin, por edhe të ruajnë distancën sociale. “Dalëngadalë po normalizohemi, me maskë, duke ruajtur distancën sociale… Kam dal shumë rrallë”. Sayisman ka vendosur të bëjë edhe një gjest bamirësie për shkak të epidemisë së koronavirusit. Aktori vendosi të mos marrë para nga qiramarrësit e tij gjatë kësaj periudhe deri në normalizim të situatës: “Nuk kam dashur të marr qira nga qiramarrësit e mi vendas dhe të huaj derisa të normalizohet situata. Doja t’i mbështetja” – tha ai për gazetarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *