• |
ide | kryesore

Vendet vakante në Gjykatën e Lartë, 12 gjyqtarë në garë (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar listën me emrat që kandidojnë për katër vendet e shpallura vakante në Gjykatën e Lartë.

Dymbëdhjetë gjyqtarë kanë dorëzuar pranë KLGJ-së kërkesën për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë, e cila tashmë është vetëm me tre anëtarë dhe pa kryetar. Në listën e publikuar nga KLGJ-ja dominojnë emrat që vijnë nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme, e njohur ndryshe si ish-Krimet e Rënda.

Ndër ta kandidon për në Gjykatë të Lartë Saida Dollani, Klodian Kurushi, Dhimitër Lara e Albana Boksi. Në listë është edhe emri i ish-Avokates së Shtetit, Alma Hicka, e cila pak javë më parë u bë gjyqtare e Tiranës me vendim të KLGJsë. Aktualisht, Gjykata e Lartë është me 3 anëtarë, nga 19 që duhet të ketë dhe prej së premtes së kaluar është edhe pa kryetar, pasi KLGJ-ja vendosi ta largojë Ardian Dvoranin nga drejtimi i saj për shkak të mandatit të mbaruar.

KANDIDATËT

Gjyqtarët që kanë dorëzuar kërkesën në Këshillin e Lartë Gjyqësor për pozicionin në fushën e së drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr.83, datë 26.02.2020, janë: Gentian Medja, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; Dhimitër Lara, gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Klodiana Veizi, gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës; Manjola Xhaxho, gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë; Saida Dollani, gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Sokol Ibi, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë.

Ndërsa për pozicionin në fushën e së drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.86, datë 26.02.2020, kandidojnë: Albana Boksi, gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Alma Hicka, gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë; Dhimitër Lara, gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Enton Dhimitri, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Gjirokastër; Klodiana Veizi, gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës; Klodian Kurushi, gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Margarita Buhali, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Vlorë; Saida Dollani, gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Sokol Ngresi, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë. Prej kohësh, në këtë gjykatë ka mbetur pezull shqyrtimi i rreth 35 mijë dosjeve. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, të emëruar në detyrë me dekret të Presidentit të Republikës dhe propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. /PANORAMA

KANDIDATËT PËR GJYKATËN E LARTË

1. Gentian Medja
2. Dhimitër Lara
3. Klodiana Veizi
4. Manjola Xhaxho
5. Saida Dollani
6. Sokol Ibi
7. Albana Boksi
8. Alma Hicka
9. Enton Dhimitri
10. Klodian Kurushi
11. Margarita Buhali
12. Sokol Ngresi



1 Comment

  1. Në këtë kërkesë renditen 3 prova të reja, të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilat kërkohen të merren në shqyrtim nga Gjykata e Tiranës.

    Prova e parë ka të bëjë me kontrata të firmosura nga Lulzim Basha duke përdorur të dhenar e pashaportës së tij diplomatike.

    Prova e dytë, janë shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë.

    Dhe prova e tretë, lidhet me deklarimin zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade, do të kompensojë/do të paguajë lobistin Nicolas Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *