Ndërsa DSIK është shprehur se ka papërshtatshmëri për të vijuar detyrën si gjyqtare, pasi ka deklarim të pasaktë të pasurisë,  edhe fshehja e revokimit të vizës amerikane mund të sjellë shkarkimin e saj.

DSIK ka konstatuar deklarim të pasaktë të pasurisë pasi nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar asetet pasurore.

Problematika qëndron tek një pallat 10- katësh që ka probleme që në ngritjen e tij me probleme me pronarët, disa kredi në emër të të birit, 13 apartamente dhe 1 vilë që nuk ka burime financiare të ligjshme për të mundur ta justifikuar.

Seanca dëgjimore vijon ndërkohë do të caktohet dhe data për shpalljen e vendimit.

DSIK gjithashtu ka dalë në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.

Kjo e fundit ka deklaruar se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari ka shtuar se nuk i është ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.

“Më është kërkuar pasaporta dhe më është komunikuar se jam n proces vettingu ndaj më revokohet viza”, ka thënë ajo.