• |
ide | kryesore

Video/ 16 vjeçari i vrarë në Meksikë shënon golin e fundit: shokët i japin kështu lamtumirën

-Instant, Sport, Video



Ndiqte ëndërrën për tu bërë një futbollist profesionist dhe ishte teseruar nga Veracruz, skuadër që i është bashkangjitur me Club de Fútbol Monterrey, por jeta e tij është ndërprerë në moshën 16 vjecare, gabimisht, nga policia, që e ka ngatërruar me një kriminel, duke e qëlluar me pistoletë në kokë, ndërsa djaloshi po shkonte në Acatlán de Pérez Figueroa me disa miq për të blerë pije freskuese.

Tragjedia e Alexander Martinez ka tronditur Meksikën e ish-shokët e tij të skuadrës kanë vendosur ti japin lamtumirën, duke luajtur bashkë me të ndeshjen e fundit. Arkivoli i 16 vjecarit është pozicionuar në fushë e një prej shokëve e goditi topin në mënyrë që pasi bëri spond përfundoi në rrjetë. Goli i fundit i Martinez ka prekur gjithë ëeb-in.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *