• |
ide | kryesore

82 raste pozitive me Covid gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon të rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 82 raste pozitive, një tjetër shifër rekord kjo, që nga mbërritja e virusit në vendin tonë, në fillim të muajit mars.

Prej një jave shifrat e të infektuarve kanë shënuar rritje alarmante në vend, ku një ditë më parë u regjistruan 69 raste pozitive, ndërsa sot shifra ka kërcyer në 82.

Ministria e Shëndetësisë raporton se shpërndarja e rasteve të reja është: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Njoftimi 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë. Rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e të prekurve në 24 orët e fundit është si vijon: 28 të prekur në Tiranë, 18 në Shkodër, 10 në Krujë, 8 në Durrës, 7 në Vlorë, 3 në Kamëz, nga 2 raste në Kukës, Elbasan, Fier dhe nga 1 I prekur në Korçë dhe Pukë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1064. Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të nderuar qytetarë, nisur nga fakti se ditet e fundit po vihet re shtim i rasteve ne aktivitete biznesi, institucione publike dhe private, ndërmarrje me shumë punëtorë, etj, i bëjme apel të gjithëve: Ju lutemi respektoni rregullat. E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike, duke ruajtur higjienën personale, bizneset dhe institucionet duke respektuar protokollet e përcaktuara. Në këto kushte është domosdoshmëri mbajtja e maskës në ambiente publike kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Virusi është akoma mes nesh dhe për sa kohë nuk ka një vaksinë, qytetarët duhet të përshaten me normalitetin e ri dhe të përshtasin sjelljen e tyre duke u kujdesur për zbatimin strikt të çdo rregulli të vendosur.

Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

COVID-19 – Statistika (16 Qershor 2020)
Testime totale 21177
Raste pozitive 1672
Raste të shëruara 1064
Raste Aktive 571
Humbje jete 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 271
Shkodër 86
Krujë 72
Durrës 33
Kamëz 30
Vlorë 28
Lushnje 12
Pukë 11
Elbasan 8
Fier 6
Lezhë 3
Kukës 2
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 2
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1



6 Comments

  1. O Edi Rama , kufijte kan 3 muaj tre mbyllur , po te kishe nisur testimet me kohe sot do ishe ne tjeter situate , mos befsh piken e hajrit o njeri i poshter , ti bashke me stafin tend te hajduteve rilindas , mos i gezofshi leket qe keni vjedh kete kohe se me 10 milion ishin testuar per 3 jave cdo 3 dite gjithe njerezit

    1. Vjedhja vazhdon, mos ki merak, se me keto shifra tani aplikon te BE dhe OBSH per pará te tjera.

  2. hajdari murrizi mona lullushi dhe pipi do kerkojn hetim per kete ceshtje….hahaha… sikur te dalin 50 trima te kalojn postblloqet e spitalit nuk do te gjenin asnje te semure. edhe cfare ka” patur” jane “sheruar”. me deshir ose jo.

  3. Rendesi ka numri i te vdekurve dhe jo te infektuarit. Deri tani tek ne vdekshmeria eshte e pa perfillshme, me pak se 1 per 1000. Por qeverite kane frike nga perhapja e virusit sepse nuk do vdesin shume veta, dho do kuptojne njerezit qe karantina ishte nje fallcitet. Biellrusia nuk mori asnje mase karantinimi, dhe ministri jone shkoi ne aeroport duke prit turista biellrus.
    Kush eshte dele dhe do karantinen, le te vetkarantinohet, nuk e pengon asgje.
    O njerez, dilni nga injoranca dhe kuptoni qe eshte e pa mundur te ndalet nje virus respirator si covid19, i cili fatmirsisht eshte shume me pak i demshem nga cna e shiten ne fillim.
    Lexoni pak me shume burime te ndryshme mis shikoni vetem cnn me shoke. Suedia, Finlanda & Biellrusia jane shembulli me i mire qe cfare na thane per virusin ishte nje mashtrim.

    1. tan eshte momenti qe ta kafshosh zografin , duke i permendur paaftesine ne menaxhimin e pandemise , kjo qe thua ti e ndihmon lartgjatesine , ai mund te akuzohet ne baze te ligjit qe miratoi vete per perhapje te qellimshme te epidemise

  4. Virusi me apo pa karantine eshte parashikuar te infektoje 60% te popullsise se botes. Duhet te bejne kujdes moshat e treta ose ata qe kane dhe semundje te tjera pasi mund ti shkaktoje dhe vdekjen ndersa pjesa tjeter do ta kaloje si nje grip te zakonshem. Izolimi qe beri Shqiperia ishte i paprecedent dhe i panevojshem. Ku jane ata majmunet e shendetsise Rakarcaollja apo Piperka qe thonin qe piku ka kaluar ne Mars. E kuptoni o njerez se kush drejton aty nje dore mashtruesish qe per leke shesin dhe femijt e tyre.Virusi ishte nje loje e felliqur nga Establishmenti dhe mafia e farmaceutikes e me gjere per ti imponuar botes nje vaksine te panevojshme pasi perdite po dalin ilace qe gjenden me shumice qe mund te sherojne kete virus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *