• |
ide | kryesore

Barbara Streisand bën gjestin bujar për vajzën e George Floyd

-Instant, Paparazzi, Slider



Pasi Kaney West ngriti një fond që do të mbulojë plotësisht tarifat e saj të shkollimit, vajza e George Floyd, Gianna Floyd mori një dhuratë të veçantë nga Barbra Streisand: ajo tashmë është një aksioniere e Disney-t.

Në një foto të postuar në Instagram vajza 6 vjeçare falenderon legjendën e Hollywood-it për një paketën si dhe për dy albumet që i ka dërguar. “Faleminderit @barbrastreisand për paketën e dhuruar, tashmë jam aksionere e Disney falë teje”, shkruan vogëlushja. Nuk dihet se sa aksione i ka dhënë Streisand, Giannës por ‘Variety’ tregon se secila vlerësohet aktuliasht me rreth 115 dollarë. Pas vdekjes tragjike së babait llogaria e re në Instagram e Gianna Floyd ka mbledhur mbi 45,000 ndjekës duke marrë mbështetjen të Oprah Winfrey dhe Michelle Obamës.

Kujtojmë se babai i Giannës vdiq muajin e kaluar pasi një oficer policie i vendosi gjurin mbi qafë për disa minuta, duke i shkaktuar vdekjen. Vrasja e Floyd, por edhe vdekjet e tjera të personave me ngjyrë, kanë ngjallur protesta të shumta kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *