• |
ide | kryesore

Dialogu/ Thaçi, njeriu antieuropian në Prishtinë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Presidenti kosovar Hashim Thaçi është përfshirë edhe njëherë në sulme direkte ndaj të dërguarit të BE për dialogun Miroslav Lajçak, ndërsa ky i fundit pritej të zbarkonte në Prishtinë.
Në një konferencë shtypi të organizuar nga presidenca për të përshëndetur ftesën amerikane për ta zhvendosur dialogun në Shtëpinë e Bardhë, Thaçi e injoroi axhendën e të dërguarit të BE dhe as denjoi të konfirmojë një takim me të.

Prej disa muajsh, strategjia e kreut të shtetit mbështetet në dy linja, në rolin kryesor që duhet të luajë SHBA dhe Rik Grenell në marëveshjen shqiptaro- serbe dhe së dyti në goditjen sistematike të rolit të BE.

Në fakt, nuk ka qenë gjithnjë kështu.

Kur politika e jashtme e Brukselit udhëhiqej nga Frederika Mogherini, e cila e kishte lënë të hapur idenë e shkëmbimeve të teritoreve, Thaçi nuk qe treguar kaq i ashpër ndaj BE. Gjërat filluan të lëviznin pasi në krye të politikës së jashtme Borelli zëvendësoi Mogherinin dhe përfaqësues i BE për dialogun u vendos Miroslav Lajçak, i cili ka qenë ndër të parët që e ka denoncuar një marëveshje me ndryshim kufijsh.

Ende pa u caktuar politikani sllovak në këtë pozicion, por kur emri i tij filloi të përflitej në kancelaritë europiane Hashim Thaçi e goditi publikisht këtë nismë në një konferencë shtypi në 9 mars: “Mendoj se është fyerje për Kosovën, që BE-ja nuk po merr një vendim. BE-ja mund të merr vendim për liberalizimin e vizave, pastaj mund të shikojmë nëse kanë aftësi për të marr pjesë në dialog. Këtë qëndrim e kam. Të ngarkuarin që mendojnë ta deklarojnë shpejt, nëse nuk e kanë bërë, që është ish-diplomati sllovak, është njeriu më jo-kredibil për tu marrë me këtë proces. Është një i deleguar që vjen nga një shtet që se ka njohur Kosovën, atëherë besimi ynë është zero. Ai ka thënë se do të jap votën për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO (si ministër i jashtëm i Sllovakisë/shënim Lapsi.al), por pastaj ka votuar kundër, besimi për të është zero”.

Por, kur emërimi i Lajçak u bë fakt i kryer, Thaçi doli hapur duke refuzuar kategorikisht një proces që drejtohej nga i dërguari i BE-së: “Personalisht unë si president i vendit do t’i përgjigjem çdo ftese në veçanti sa i përket samiteve nga presidenti (Emmanuel) Macron apo kancelaria (Angela) Merkel, por nuk e kam vullnetin që të participoj në procesin e negociatave që udhëhiqet nga Lajçak” deklaroi ai në 26 maj.

Pikërisht ky qëndrim absurd, se Thaçi nuk njeh Lajçakun por bisedon vetëm me Merkel dhe Makron e bëri analistin gjerman Bodo Weber të reagojë në një intervistë për Deutche Welle: “Me deklaratën e tij se nuk është i gatshëm të zhvillojë bisedime me të dërguarin special të BE-së, Lajçak, por me Merkel dhe Macron, Presidenti Thaçi nënvizon edhe një herë se ai nuk ka synime të ndershme në dialogun me Vuçiçin. Së pari, nuk e vendos Presidenti Thaçi se kush do të udhëheqë negociatat e BE-së. Pra, nëse Presidenti Thaçi nuk dëshiron të negociojë me BE-në për shkak të Z. Lajçak, ai duhet të refuzojë edhe të negociojë me Merkel dhe Macron – por ai nuk guxon ta thotë këtë,” deklaroi ai.

Në fakt, loja meskine fjalëve të Thaçit është e kotë sepse zgjidhja përfundimtare që po kërkon Lajçak po mbështetet edhe nga Gjermania dhe Franca. Atë e tregoi një letër e përbashkët e ministrit të Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian dhe ai gjerman, Heiko Maas, ku u përcaktuan qartë synimet europiane: “Shtetet anëtare të BE-së kanë nominuar njërin prej diplomatëve më të aftë, Miroslav Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit” shkruan ata duke theksuar se: “qëllimi i bisedimeve është një marrëveshje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ligjërisht detyruese midis Beogradit dhe Prishtinës që zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe ndihmon qëndrueshmërinë rajonale”.

Pikërisht kjo këmbëngulje e Hashim Thaçit e cila është e njëjtë me atë të Vuçiçit për ti dhënë ekskluzivitetin e udhëheqjes së dialogut administratës Trump duke anashkaluar BE, e ka detyruar specialistin e Ballkanit Daniel Serwer të parashohë një dështim të këtij skenari. “Kjo para së gjithash garanton dështimin, pasi që Kosova dhe Serbia duan të mirat e Evropës me rezultat të mirë. Grenelli ka marrëdhënie të tmerrshme me evropianët në përgjithësi dhe në veçanti me Gjermaninë. Amerikanët nuk kanë shumë për të ofruar përveç ceremonisë “Rose Garden” në mes të pandemisë me një president të dështuar dhe jopopullor”, ka shkruar Serwer.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve Thaçi nuk i ka ndalur sulmet, ironitë dhe kunjat për Lajçakun, që vjen nga një vend që se njeh Kosovën, ai nuk ka kursyer shigjetimet për Borellin që fliste më shumë me Albin Kurtin dhe nuk le rast pa i përmendur BE-së, njësoj si Grenell, mosliberlaizimin absurd të vizave.

Gjithçka është e qartë, duket sikur ka një pakt të gatshëm mes Thaçit, Vuçiçit dhe Grenellit, në emër të të cilit po tentohet të lihen pas dere europianët, dhe për të cilin u rrëzua edhe qeveria jo servile e Albin Kurtit, në kohë pandemie. Pikërisht kjo po e bën edhe presidentin e Kosovës të përdorë një fjalor ekstermisht anti europian që s’ka qenë më parë pjesë e qëndrimeve të tij politike.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. BATON HAXHIU DHE YMER GELBAZA KELLIRA PO E PERDHUNOJN HASHIM THACIN DHE RICHARD GRENELL thotë:

    ZAGARI I ALEXANDER VUCIC SI DUKET DO TI SHKOJ DERI NE FUND TURPIT TE TIJ PER TA NDARE KOSOVEN,POR NE THEMI DARDHA. KA BISHTIN MBRAPA,EDHE KY DO TE MAR ATE QE MERITOJN TE GJIT TRADHTARET E KOMBIT

  2. They use you but they dont reconise your effort. The party before all. #fuckeurope #fuckeuropeanunion #fucksoros #fuckeuropeancommission #fuckobama #fuckhilary #fuckmerkel #fucktheelite, thats how they use and replace people

  3. Unë prisja që opozita jashtë parlamentit të ishte e prirur për hapje të listave dhe ndryshimin e sistemi. Basha e ka deklaruar disa herë publikisht këtë.

    Por, në fund u “surprizova”, sepse në tryezë nuk e mbështeti absolutisht. Nuk bënë asnjë propozim në lidhje me ndryshimin e sistemit.

    Marrëveshja kishte shumë pak elementë, fituan shumë pak gjëra, për të mos thënë asgjë dhe kjo është në koston e tyre .

    Për mua e vetmja rëndësi që kishte marëveshja është për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rikthimin e PD dhe LSI në sistem”-deklaroi Rudina Hajdari.

  4. amerikani zgjidh keto pune si zakonisht
    ca beni carcaf kot per te mos na thene asgje?
    evropa as viza si jep kosovarve
    kshu e moa na caninshume trapin e te na beni si te zgjuar

  5. Kosoven e kane shitur bashke me interesat kombetare te shqiperise te serbi e greku. Rama dhe Thaçi jane njerzit e tyre per kete qellim. Do jet shume vone te reagojme kur te ndodhi me e keqja, akti final i copetimit te trojeve shqipetare perfundimisht.

  6. Veprimet e BE me Mogerinin,i dime te gjithe.Diskreditimi i Mogerinit vijon me tej,me caktimin e Sllovakut Lajca,nga ana e BE si ndjekes i dialogut me Serbine.Kur Sllovakia,nuk e njeh vete Kosoven,si, nje minister i saj te ndihmoka ne njohjen e Kosoves,prej Serbise? Por per Thacin,kjo nuk eshte aresyeja,pse nuk e desheron drejtimin e BE ne dialog.BE,e perforcon,idene per te lene Kosoven jasht saj,edhe duke derguar si ambasador te saj ne Kosove (sic eshte Soreka,ne Shqiperi),nje ambasador Cek,qe edhe keta,nuk e kane njohur Kosoven.Ta quash mungese diplomacie,nuk ka gjasa.Me shume keto emerime te BE,tregojne se vetem diplomate,nuk qenkan,kur veprokerkan,kaq hapur.A mund t’i thuash Britanise,pse doli nga BE-ja?I ka luajtur fene,bile edhe me konditat qe doli!

  7. Thaci te rru karet.
    Vetem amerika e shpetoi Dardanine.
    Rrespekte Adem Jasharit dhe familjes, heronjte e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *