• |
ide | kryesore

Dj Blunt ripërsërit historinë e para dy viteve, shpërthen në të shara ndaj Ledrit

-Instant, F1, Paparazzi



Atëherë kur menduan se Dj Blunt i dha fund ofendimeve për kolegët e tyre paskerkan qënë gabuar. Dj, dikur shok i këngëtarit Ledrit është shprehur në po të njëjtën mënyrë sikurse dy vite më parë, me ofendime dhe akuza.
“Ledri viçi ishte dje live me dikë tjetër, që s’ka rëndësi emri, duke i bërë qejfin njëri-tjetrit se kanë kthyer në trend realizimin e albumeve. Unë jam duke e nxjerrë albumin numër 9 babush, kurse ti mezi e nxorre 1 album pas 20 viteve karrierë, o Ledri Viçi. Mos mi merr kreditat o vlla, ngadalë se janë disa baba që kanë nxjerrë trende”,- thotë ndër të tjera Dj Blunt.
Kujtojmë se kjo deklaratë pason publikimin e albumit të Ledrit të titulluar “10/10”, të cilin reperi e publikoi gjatë pandemisë. Gjithashtu në një seri videosh në Insta Story, ai ka komentuar videon live që realizoi Ledri me Capital T ditën e djeshme për të paralajmëruar duetin e tyre në albumin e ri të Capital T, të titulluar Skulpturë.

Kujtojmë se para dy vitesh Dj Blunt adresoi në po të njëjtën mënyrë meLedri Vulën dhe jo vetëm të shara, akuza, etj. Ledri nga ana tjetër deklaroi në një intervistë se ka respekt për punën e tij duke e vlerësuar si një nga Dj më të mirë, ndërkohë që shtoi: “Unë psikiatër nuk jam, nuk e di çfarë problemesh psikike mund të ketë”.



1 Comment

  1. Keta te fotos,vetem” artista”,nuk mund te quhen,(e jo me te jene te tille).Duken si gangstera (me sakte si kafshe,te njollosur neper trup,e te pa rruar,as si gjoja,na qenka moda),e po t’i shtosh,edhe sharjet qe perdorkan….mjere arti,muzika,por edhe kultura,ne pergjithesi,ku ka rene….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *