• |
ide | kryesore

E la pas në histori, Maradona elozhe Mertens: “Krenar për ty, tani një tjetër titull!”

-Instant, Sport, Video



Me një gol të shënuar kundër Inter në Kupën e Italisë Dries Mertens u bë pjesë zyrtarisht në historinë e Napolit, duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për klubin. Një vend i parë që ka tërhequr vëmendjen edhe të Maradonës, gjithnjë i kujdesshëm për atë që ndodh në Napoli.

“Ciao Dries, miku im! Jam krenar për ty, që theve rekordin tim – thotë Diego në një video të shkurtër për të celebruar 122 golat e shënuar nga sulmuesi belg me fanellën e kaltër -. Sepse kështu Napoli është cdo ditë e më i fortë. Do të doja edhe një skuadër që të më kalonte, kështu mund të fitojmë një tjetër titull për njerëzit në Napoli”. E menjëhershme përgjigja në rrjetet sociale e sulmuesit: “Faleminderit për fjalët e bukura. Forca Napoli gjithmonë!”.

“Ndonjë muaj më parë @DriesMertens ka thënë se e kishte shumë për zemër të më jepte fanellën e tij si vlerësim për kampionin e tij të preferuar. Unë për ta falenderuar menjëherë regjistrova këtë mesazh, duke ditur se do ta kalonte edhe Marek Hamsík, duke u bërë shënuesi më i mirë i historisë së Napolit!!! #ForzaNapoliGjithnjë”, shkruan teksti që shoqëron videon në profilin në Instagram të Maradonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *