Trinjaket Sam, Fat dhe Mel van Wely janë thuajse identike. Ato nëse nuk mbajnë veshje të ndryshme nuk njihen se kush është njëra apo tjetra. 18-vjeçaret nga Holanda, thonë se mbajnë veshje të ndryshme për të shmangur konfuzionin. Madje ato janë aq identike sa që dhe mësuesit shpesh i ngatarrojnë.
“Ne jemi gjithmonë bashkë. Kemi ambicie të njëjta. Ne dikur visheshim njësoj, por mësuesit dhe shokët nuk na njihnin”, – u shpreh Sam.
Më tej Sam zbuloi se edhe pse nëna i këshillon të ndjekin një stil ndryshe, ato përsëri ndjekin rregullin e tyre.
“Nëna jonë Indira, 51 vjeçe, zhgënjehet kur ne vishemi njësoj. Por në fakt ne këtë stil kemi, çfarë i pëlqen njërës i pëlqen dhe tjetrës dhe kështu kemi zgjedhur që të vishemi njësoj por me ngjyra të ndryshme”, – u shpreh Sam.









