• |
ide | kryesore

Gattuso përzë Lozano nga stërvitja: shumë pa dëshirë para finales së Kupës

-Instant, Sport



Që mes të dyve kishte pak mirëkuptim ishte kuptuar. Me Gattuso në pankinë Hirving Lozano ka luajtur nga fillimi vetëm një herë, në Perugia në Kupën e Italisë. E pikërisht në vigjilje të finales së kompeticionit, sipas Corriere dello Sport, trajneri i Napolit ka parë meksikanin shumë pa dëshirë gjatë stërvitjes përpara takimit më të rëndësishëm të sezonit. Dicka e papranueshme për Gattuso që pretendon gjithnjë përqendrimin maksimal e që përfundoi duke e përzënë nga séance e duke e dërguar Lozanon para kohë në dushe.

Gattuso kishte përzënë Allan në mesin e shkurtit për të njëjtin motiv. Ringhio, me pak fjalë, nuk toleron askënd, sidomos para ndeshjes më prestigjoze për të, që kur ka filluar të bëjë trajnerin. Për Lozano, ndërkohë, afrohet lamtumira në fund të një sezoni për tu harruar, pavarësisht se në start e pa të shënonte në Torino kundër Juventus. Porn ë atë kohë në pankinë ishte Ancelotti…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *