• |
ide | kryesore

Koronavirusi, 34 të vdekur në Itali gjatë 24 orëve të fundit

Planet, Të fundit



Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 34 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në 34 404 numrin total të viktimave. Nga shifrat e fundit shohim një rritje të vdekurve krahasuar me një ditë më parë ku ishin 26.

Ndërsa numri i të infektuarve të rinj është 210 persona, ku 143 janë në Lombardi, rajoni më i prekur në Itali. Në total numri i të infekturave në shtetin fqinj ka arritur në 237.500 persona.

Ndërkohë, të shëruarit janë në 24 orët e fundit jane 1516, ndërsa në 8 rajone nuk është shënuar asnjë rast i ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *