• |
ide | kryesore

“Më xhirojnë k**et kur thonë se nuk kam fituar asgjë në Itali”: Sarri shpërthen në konferencë

-Instant, Sport



Juventus-Napoli është akti i fundit i Kupës së Italisë 2019/2020 dhe sfida që do të dorëzojë trofeun e parë post-emergjencës Covid-19 në Itali. Maurizio Sarri do të përballet me të shkuarën, edhe pse në një stadium neutral, me Bentancur në vend të Pjanic në regji e duke i besuar tredhëmbëshit Dybala-Douglas Costa-Cristiano Ronaldo.

Në konferencën për shtyp të vigjilje, tekniku fitues i Europa League me Chelsea ka shpërthyer, duke ndjerë presionin e konstatimeve se nuk është fitues në Itali: “Më xhirojnë k**et kur thonë se nuk kam fituar ende asgjëe në Itali – ka thënë tekniku në konferencë për shtyp, i pyuetur mbi mundësinë për të ngritur trofeun e parë – Kam arritur 8 promocione, edhe pse e kuptoj se është pak për ata që janë mësuar të flasin për Champions e titull, por ai i imi ishte një rrugëtim i vështirë. Natyrisht është dëshira për të fituar trofe më të rëndësishëm, për shoqërinë e për tifozët. Në këtë moment nuk kam asnjë lloj retromendimi për kundërshtarët, mendoj ekskluzivisht vetëm për ne”.

Një deklaratë që ndoshta do të shërbejë për ti bërë të qartë tifozëve bardhezinj, ndjesitë e teknikut përballë ish-skuadrës së tij, për të cilin pas humbjes në kampionat pati thënë se nëse do të duhej të humbte, më mirë të ndodhte kundër tyre. por jo këtë herë: “Nuk më intereson fare për kundërshtarin që kemi përballë, mendoj vetëm të fitoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *